Shtypi dhe opinioni publik

Nga: Ismet Toto  

Të dy gazetat e kryeqytetit e kanë ndarë punën aq mirë, saqë shumë rrallë u takon të bien në kundërshtim njëra me tjetrën. Por si duket, era e polemikës, që po fryn këto kohët e fundit në Shqipëri, kaloi edhe nga redaksia e rrugës së Dibrës. Kur themi polemikë, nuk jemi të sigurtë në mund të quhet kështu, ajo shfaqje mendimesh të kundërta po mbi atë çështje, që u bë tani shpejt në shtyllat e Vatrës dhe të Besës. Këtu duket sikur u përgënjeshtrua preteza e atyre, që thonë, se ndër ne, polemika merr me diomos formën e sharjeve personale. Ah, me sa takt, me sa hollësi dhe sa tërthorazi Besa i thotë Vatrës që s’ka të drejtë! Të vjen të pyesësh veten: nga doli tërë kjo delikatesë, që kur u rafinuan kag redaktorët e Besës apo s’kishin se si bënin ndeyshe?.. Kërcen prifti nga belaja…

Po, të vimë në thelbin e bisedimit. Polemika e mbytur, aq e mbytur, sa mbase shumica e këndonjësve nuk e vunë re fare, midis Besës dhe Vatrës, rrodhi nga polemika e vërtetë, pa stërhollime, pa dredhira, pa gante kadifeje, ku u përpoqën përfaqësonjësit e dy tendencave ekstreme të rregjimit hiderian. Dy ministrat e kancelarit Hider, Von Papeni me Goebbelsin, duke u përleshur me fjalë nga tribuna e dy sallave të ndryshme, na dhanë të kuptojmë se

Gjermania naziste nuk ishte parajsi i lumtërisë, që na trumbetonin profitet e nacional-socializimit. Von Papeni, ky përfaqësonjës tipik i junkerëve prusianë që tradhtoi partinë e tij për t’u bërë ministër i Hitlerit, u alarmua nga gjendja kritike ku e shpuri Gjermaninë një mot e gjysmë qeverimi nacional-socialist. Politika e Hitlerit, e cila i duket atij, sikur brenda po e shpie Gjermaninë drejt falimentit financiar dhe jashtë drejt izolimit diplomatik, nuk mund të mos alarmojë pronarët dhe kapitalistët e mëdhenj, që përfaqëson Von Papeni. Prandaj ky, në një fjalë që bëri bujë, deshi të kujtonte disa të vërteta të hidhura. Me pakë fjale tha, se kështu nuk mund të vazhdojë, se demagogjitë e disa revolucionarëve të rinj e të flaktë (Goebbels?) janë të rrezikshme, se ngrirja e lirisë së shtypit është e dëmshme, pse le gabime të pademaskuara, se një qeveri me të vërtetë e fortë, s’ka frikë nga kritikat, se sistemi i një partie nuk mund të vazhdojë edhe pasi revolucioni triumfoi, se një popull, që i mohonet liria e fjalës, nuk mund të quhet anëtar i bindur i rregjimit, se një unanimitet i siguruar vetëm me anën e forcës brutale, nuk mund të ketë jetë të gjatë. Von Papeni mbaroi me këto fjalë: “Luftën kundër kritikonjësve unë s’e kuptonj si disa të tjerë. Unë kujtoj se vetëm një shpjegim i sinqertë me kombin, do t’i ngjallë këtij besimin në veten e tij dhe do t’i japë gëzimin e punës që bën. Populli do të pranojë çdo sakrificë, kur ta dijë se për ç’qëllim e bën, kur çdo kritikë të mos luftohet, kur patriotët që shqetësohen për fatin e Atdheut, të mos quhen tradhtorë.”

Këtij fjalimi, që dënon rregjimin e Nazive, bashkë me doktrinën dhe metodat e tyre, i u përgjegj ministri i propagandës Goebbels, me një ton, që arrin vende-vende, kulmin e violencës. Jeniçeri oratorik i Hitlerit, nuk gjeti fjalë mjaft të forta për të stigmatizuar reaksionarët që prehen nëpër kulltuqet e klubeve, aventurierët pa skrupull, që u qepen pas lëvizjes nacional-socialiste për të shkëputur nonjë kockë. Këta zotërinj (këndo: Von Papen) pashpirt e pa entuziazëm, që guxojnë të kritikojnë regjimin nazi, duhet ta dinë se shpirtmadhëria e Goebbelsit me shokë ka kufi dhe po e tepëruan zullumin, vala nacional-socialiste do të kalojnë përmbi trupat e tyre. Von Papeni do të jetë penduar për guximin që pati se, pas lajmeve të fundit, puna nuk u kufizua me kërcënimet e Goebbelsit. Qeveria hitleriane po i provon pjesëtarit të vet me anën e policisë, se nuk kish të drejtë

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s