“Gazetaria gjirokastrite në vite” në ekspozitë

Në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, në mjediset e hollit të godinës së Radio Televizionit të Gjirokastrës, u çel ekspozita fotografike “Gazetaria gjirokastrite në vite”. Ky aktivitet u organizua nga vetë komuniteti i gazetarëve lokalë dhe korrespondentëve që raportojnë nga rajoni jugor i vendit për mediat qendrore. Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës morën pjesë autoritete të strukturave të qeverisjes vendore, drejtues të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile, krijues, gazetarë në pension dhe veteranë të gazetarisë. Në ceremoninë e çeljes, gazetari Engjëll Serjani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Jugut tha se: “Ekspozita fotografike është zgjedhur si ditë kujtese dhe nderimi për të gjithë brezat e gazetarëve gjirokastritë, të cilët kanë lënë shenjat e tyre në historinë kombëtare të 100 vjetëve në pavarësi”. Ekspozita fotografike paraqet 350 fotografi me pamje nga puna dhe veprimtaria e gjallë e gazetarëve gjirokastritë në të katër periudhat e historisë 100-vjeçare të shtetit dhe mediave shqiptare.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s