Nis epoka e akullnajave për gazetarinë cilësore gjermane

g-gjermaneGazetat e mëdha gjithmonë janë konsideruar si garantuese të gazetarisë cilësore. Por konkurrenca e internetit po lë gjurmët e veta. Tirazhet bien, numri i falimentimeve rritet. Po bie kështu edhe niveli i gazetarisë?

Përmes një fushate të cilësuar si “Print-i ka influencë” Shoqata e Botuesve të Shtypit Gjerman po përpiqet që gazetat e printuara t’i rezistojnë fundosjes dhe të mbajnë klientët që rregullisht kalojnë në median online. Tirazhet e gazetave të printuara kanë rënë ndjeshëm. Disa syresh madje kanë falimentuar, apo ndodhen pak para fundit. Fillimisht shpalli falimentimin “Frankfurter Rundschau”, më pas gazeta ekonomike “Financial Times Deutschland”. Madje edhe vetë “Süddeutsche Zeitung” po përgatitet për kursime masive. Të prekur në masë të madhe janë edhe gazetat rajonale, ku fuzionimi apo shkurtimi i vendeve të punës janë të vetmet mënyra për të siguruar ekzistencën. Arsyeja për këtë gjendje të rrënuar është sa e thjeshtë aq edhe revolucionare: Gjenerata e re përdor si burim informacioni internetin pa kosto dhe nuk blen gazetën që kushton diçka. Vazhdoni leximin

Advertisements

“Përlindja e Shqipënies” ribotohet e plotë në 100 vjetor

Periodiku zyrtar i qeverisë së parë shqiptare asaj të Vlorës, në titullin “Përlindja e Shqipënies”, vjen i plotë në këtë 100-vjetor në një riprodhim fotostatik, por edhe online në portalin e albanologjisë së dy bibliotekave kombëtare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Gazeta “Përlindja e Shqipënies”, ashtu si vetë qeveria e Ismail Qemalit, pati një jetë të shkurtër. Ajo u botua dy herë në javë nga gushti 1913 deri në mars të 1914-ës. Në të janë botuar vendime të rëndësishme të Qeverisë së Pavarësisë, por edhe gjithçka që lidhej me problemet kombëtare. Drejtorët e dy bibliotekave që bënë të mundur këtë projekt, e kanë vlerësuar gazetën e qeverisë së Vlorës si një dokument të rëndësishëm historik. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Një model gazete i qeverisë së parë

Si ishte gazeta e parë e parë e Qeverisë së Vlorës? Si i mbronte kauzat? Prezantohet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë botimi fotostatik i organit “për me mbrojtur të drejtat kombëtare”. Në GKA është çelur dhe ekspozita e faqeve të kësaj gazete…

perlindja“Përlindja e Shqipëniës” e botuar më 6 gusht të vitit 1913, e cilësuar si organi i vetëm publicistik që kishte synim të mbronte të drejtat kombëtare të shqiptarëve, u prezantua dje në Bibliotekën Kombëtare. Riprodhimi fotostatik i gazetës “Përlindja e Shqipëniës” (21 numra, 375 f., 6 gusht 1913-28 mars 1914) është bërë në Prishtinë nëntorin që shkoi, falë bashkëpunimit midis dy bibliotekave kombëtare në Shqipëri e Kosovë.

Disa nga faqet kryesore të gazetës janë pjesë e një ekspozite të çelur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Kanë karakter politik, kulturor, edukativ, informues. Një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën është shkruar gjatë dy viteve të botimit të kësaj gazete është trajtimi i çështjeve kombëtare dhe politike, të cilat lidhen me themelimin e shtetit shqiptar. Vazhdoni leximin

Berisha: Mediat, rol të pazëvendësueshëm në shoqëri

Si çdo vit duke respektuar traditen tashme, kryeministri Berisha ka shtruar nje kokteil per te gjithe gazetaret, kryeredaktoret, drejtoret, analistet dhe botuesit e medieve me rastin e festes se Vitit te Ri 2013. I ndodhur si mes miqsh, kryeministri Berisha i ka falenderuar per bashkepunimin intensiv gjate ketij viti dhe ka uruar qe ky bashkepunim te vazhdoje edhe ne vitin e ardhshem. Duke vleresuar rrolin e padiskutueshem te medieve, kryeministri gjate fjales se tij u shpreh se mediat kane luajtur nje rol te rendesishem ne shoqeri, si pasuria me e madhe e vendit. “Mediat kane nje kontribut te jashtezakonshem. Roli juaj i pazevendesueshem ne shoqerine shqiptare. Sollet pluralitetin me te fuqishem te vendit. Vazhdoni leximin

Drejtoresha e Shqiptarja.com – gazetarja më e mirë e vitit 2012

cmimi-Gambeta-2012-2TIRANE – Drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha është vlerësuar ditën e sotme me çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Anila Bashës në gazetarinë shqiptare. Raportimi nga terreni i vështirë i luftës në Afganistan ka qenë një ndër momentet që është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve.

“Gazetarja e vitit Anila Basha, drejtoreshë e të përditshmes SHQIPTARJA.com ka realizuar në fund të viti 2012 një udhëtim që lidhet me terrenin e vështirë të Afganistanit”, tha Çipa. Vazhdoni leximin