Ekspertë politikë për draftin e TV-ve

Leskaj: Po komprometohet i gjithë procesi para diskutimit për licencat

Komisioni Parlamentar i Medias dhe Arsimit, që po shqyrton projektligjin për transmetimet audiovizive, është përfshirë në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, në prag të diskutimit të kapitullit të licencimeve të operatorëve mediatikë.

Shkak ka qenë grupi i ekspertëve që po merren me draftin, të cilët sipas opozitës po ndryshohen nga KKRT, pa marrë miratimin e komisionit. Sipas kryetares Valentina Leskaj, kjo komprometon të gjithë procesin. Relatorët e çështjes kanë debatuar gjatë duke e shtyrë mbledhjen për sot, në orën 11:00. Shqetësimi i opozitës ishte që grupi i punës të mos politizohet nga qeveria, ndërsa demokratët e hodhën poshtë. Komisioni Parlamentar i Medias ka nisur prej kohësh diskutimin e ligjit për mediat, duke kaluar një sërë kapitujsh të rëndësishëm që kanë të bëjnë me funksionimin e operatorëve audiovizivë. Kapitulli mbi dhënien e licencave të transmetimit dhe ofrimit të shërbimeve, në projektligjin për mediat audiovizive ka bllokuar Komisionin e Medias dhe Arsimit. Relatori për opozitën, Alfred Dalipi, ka kërkuar që grupi i ekspertëve të këtij projektligji, të jetë më i gjerë dhe të përfshijë të gjitha subjektet dhe operatorët e interesuar dhe të mos ketë vetëm përfaqësues të mazhorancës. “Kërkesa që bëjnë në komision nuk është për të ndryshuar grupin e punës, është për të mos shtuar, të klonuar dhe të paguar nga qeveria, sidomos për këtë kapitull, të klonuar dhe të paguar nga qeveria. Unë po them që grupi i punës të pasurohet, meqë kanë ikur dhe të ketë të paktën më shumë se sa një mendje, jo të ketë mendjen e qeverisë në bërjen e një ligji”, tha Dalipi. Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, tha se ky kapitull është shumë delikat dhe duhet të kemi kujdes në moskomprometimin e procesit. Grupi i ekspertëve të miratuar nga deputetët e Komisionit të Medias dhe Arsimit, sipas Leskajt, nuk mund të ndryshohet rrugës. “Në një kapitull shumë sintetik, që ka të bëjë me procesin e licencimit, ku është e gjithë afera e klientelizmit që ka ndodhur, ku dhe ndjeshmëritë qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit janë të larta, ne duhet të jemi rigorozë. Ne duhet t’i qëndrojmë grupit të punës. Askush nuk mund të vijë si zëvendësues pa marrë miratimin e komisionit”, tha Leskaj. Edhe relatori i mazhorancës u shpreh për gjetjen e një kompromisi dhe zbatimin e rregullave, për sa i përket grupit të ekspertëve. Komisioni ka mbyllur seancën, duke kërkuar që relatorët përkatës të sjellin propozimet e tyre konkrete mbi këtë çështje, e cila është delikate dhe zgjidhja e saj duhet të bëhet nga ekspertë të fushës.

Leskaj – “Në një kapitull shumë sintetik që ka të bëjë me procesin e licencimit, ku është e gjithë afera klientelizmit që ka ndodhur, ku dhe ndjeshmëritë qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit janë të larta, ne duhet të jemi rigorozë”

Alfred Dalipi – “Kërkesa që bëjnë në komision nuk është për të ndryshuar grupin e punës është për të mos shtuar, të klonuar dhe të paguar nga qeveria, sidomos për këtë kapitull, të klonuar dhe të paguar nga qeveria. Unë po them që grupi i punës të pasurohet meqë kanë ikur dhe të ketë të paktën më shumë se sa një mendje, jo të ketë mendjen e Qeverisë në bërjen e një ligji”

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s