Gjakova shpërblen dy radio në edicionin e tetë të “Radio Fest”

Radio Theranda dhe Radio Klea nga Elbasani kanë fituar çmimet e para në festivalin e tetë të radiostacioneve shqiptare, që është mbajtur të shtunën në Gjakovë. Radios nga Theranda i ka takuar çmimi i parë për përgatitje më të mirë në radioreportazh, ndërsa asaj nga Elbasani vendi për spotin më të mirë publicitar.

Për radioreportazh këtë vit është trajtuar si temë, “100 vjet shtet shqiptar”. Autori i radio reportazhit fitues, Refki Reshitaj, ka thënë se ka emocion të veçantë pasi bëhet fjalë për një material që u dedikohet ditëve të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në radioreportazh vendi i dytë i është ndarë Radio Shkodrës, ndërsa Radio Kosova është shpërblyer me vendin e tretë. Ndërkaq në konkurrencën e spoteve publicitare, janë vlerësuar edhe sportet e Radio Sarandës, që iu dha çmimi i dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Radio Fontanës nga Istogu. Vlerësimi është bërë nga juria së cilës i ka prirë gazetari i Radios Evropa e Lirë, Milazim Koci.

Pos tri çmimeve kryesore u ndanë edhe mirënjohje tjera për realizimet teknike, idetë dhe zërat më të mirë radiofonikë, ndërsa çmimin me emrin e gazetarit Dejvid Charter, e mori gazetari Vangjel Sako nga radio Valë e Kaltër nga Vlora. Në këtë festival kanë marrë pjesë tridhjetë radiostacione nga të gjitha trevat shqiptare.

Sipas drejtorit Skender Gola, qëllimi i këtij festivali të radiove është që të nxitet puna krijuese dhe kreative e punonjësve në radio, ndërsa për të parin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, me këtë manifestim Radio Gjakova po ruan një traditë

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s