Historia e medias dhe mediatizimi i historisë

Në jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë vijon aktivitetet shumëdimensionale, jo vetëm në nderim të personaliteteve historike që kontribuan në vendosjen e themeleve të shtetit,  por dhe të atyre që synojnë të nxjerrin në dritë të vërtetat historike. Dje, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli, u zhvillua konferenca shkencore ndërkombëtare “Historia e Medias dhe mediatizimi i historisë”, e organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit të Fakultetit Filologji-Histori, Universiteti i Tiranës. Kjo konferencë organizohet në kuadrin e aktiviteteve akademike në 100-vjetorin e Pavarësisë. Në fjalën e hapjes, një nga organizatorët, përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë, akademiku Profesor Artan Fuga falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit i jep kërkimit shkencor dhe sistemit të arsimit të lartë. Ai tha, ndër të tjera, se botimet e Kuvendit të Shqipërisë shërbejnë si një bazë e mirë për studimet dhe shkencat e Komunikimit në kërkim të fakteve dhe të vërtetës historike. Në fjalën e rastit, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që konferenca mbahet në mjediset e Kuvendit, si krijimi i një hapësire  publike midis qytetarit institucioneve të shtetit dhe elitave universitare. “Konferenca juaj, që përqendrohet te historia e medias dhe mediatizimi i historisë ka kapur një tematikë sa aktuale aq edhe të ndërlikuar e të vlefshme në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, si një datë themeluese e shtetit tonë kombëtar dhe bazë, aspiratë dhe pikënisje e gjithçkaje që kombi ynë ka synuar dhe dashur të realizojë në këtë shekull, nën frymëzimin e idealistë dhe veprimtarëve të shquar, patriotë e demokratë, midis të cilëve, pa dyshim edhe të dhjetëra  e dhjetëra  publicistëve”,- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, profesor Shezai Rrokaj, tha se konferenca e djeshme përbën një event të veçantë si nga dimensioni, jo vetëm për departamentin e Gazetarisë, por edhe për UT-në. “Është një moment  reflektimi ku kemi mundësinë të shikojmë dhe të hedhim vështrimin drejt së ardhmes”. Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Dhori Kule, tha se “ndërtimi i një hapësire të përbashkët të kërkimit shkencor në kuadër të hapësirave kulturore mbarë shqiptare është në drejtim të mbarë”. “Është kënaqësi e veçantë për mua sot t’ju pres në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë duke hapur miqësisht dyert e këtij institucioni që përfaqëson një nga vendet e larta të kombit dhe të realizimit të demokracisë shqiptare. Ka një lidhje të bukur dhe domethënëse midis fushës së medias dhe të komunikimit, në të cilat ju jepni kontributin tuaj të vyer në shoqëri dhe simbolikës së zhvillimit të punimeve të Konferencës Tuaj shkencore në këto mjedise. Ajo që i bashkon është krijimi i një hapësire publike të hapur ku, midis qytetarit, institucioneve të shtetit, mediave, aktiviteteve universitare të elitave tona intelektuale, kulturës në përgjithësi, formimit të brezave të rinj ka një bashkëpunim dhe bashkëveprim të qëllimshëm që çon në përparimin e vendit. Sot, koncepti i hapjes së hapësirave publike dhe i një politike që ndërton ura komunikimi me qytetarin është rivënë në qendër të refleksioneve shkencore dhe të kërkimit social. Cyberhapësira publike jep mundësinë që me teknologjinë e sotme të komunikimit në internet të shuhen gradualisht kufijtë midis lokales dhe globales, brenda të cilave ne ndërtojmë vlerat demokratike dhe strategjitë kombëtare. Është pikërisht kjo strategji e re komunikimi që nga njëra anë krijon kontakte dhe komunikim interaktiv midis qytetarit dhe të zgjedhurve të tij, sikurse krijon ato fusha të gjëra shprehjeje politike të vetë qytetarëve. Në këtë plan, mediat kanë mundësi të luajnë një rol të ri në informimin publik sipas parimeve të ndershmërisë profesionale dhe të vërtetës.

Tematikat e kësaj konference janë sa qendrore aq edhe të mprehta. Mobilizimi i dhjetëra specialistëve të fushës si edhe i operatorëve dhe agjencive publike të informimit, postës shqiptare, radiotelevizionit shqiptar, Arkivit Qendror të Filmit, të cilët iu përgjigjën iniciativës së Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës për të krijuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi, është shprehje e kësaj hapjeje, e cila nuk prek vetëm politikën, por qëndron edhe si sfidë për atë komunikim të integruar që pritet të zhvillohet midis vetë agjencive mediatike.

Kemi të bëjmë, pra, me një iniciativë shumë të lavdërueshme dhe një strategji bashkëpunimi shumë të dobishëm që vjen si risi pikërisht në kohën e duhur. Konferenca juaj që përqendrohet te historia e medias dhe mediatizimi i historisë ka kapur një tematika sa aktuale aq edhe të ndërlikuar e të vlefshme në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, si një datë themeluese e shtetit tonë kombëtar dhe bazë, aspiratë dhe pikënisje e gjithçkaje që kombi ynë ka synuar dhe dashur të realizojë në këtë shekull nën frymëzimin e idealistëve dhe veprimtarëve të shquar, patriotë e demokratë, midis të cilëve, pa dyshim edhe të dhjetëra e dhjetëra publicistëve që nëpërmjet mediave përhapën kulturë, gjuhën shqipe, idenë kombëtare si edhe milituan për emancipimin e jetës sociale dhe politike shqiptare. Tematika juaj na fton ta respektojmë të vërtetën historike në media dhe në shkrimin dhe rishkrimin e saj, sipas vlerave të saj të paluajtshme, por edhe në dritën e mendësive, koncepteve dhe idealeve të çdo brezi, mbi bazën e dokumenteve të reja që krahas historianëve, zbulojnë edhe publicistët, gazetarët, dhe në përgjithësi operatorët e informimit publik, të cilët përcjellë e duhet të informojnë publikun masiv mbi të vërtetat historike, me objektivitet dhe pa u ndruajtur ndaj klisheve propagandistike dhe manipuluese të së kaluarës. Është në traditën e mediave shqiptare që të jenë shprehëse edhe të vërtetave historike. Përgjatë dy shekujve të fundit, si edhe në këto 100 vjet, mediat tona kombëtare përparimtare kanë sjellë pamje të gjera të së kaluarës së popullit tonë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s