Top Channel dhe revolucioni mediatik

Prej 11 vjetësh Top Channel vijon të mbetet një ndër ekranet më të dashur për shqiptarët. Top Channel u krijua  si një dritare e pavarur, ku çdo shqiptar mund të gjejë veten dhe zërin e tij.

Por si lindi dhe u ngrit Top Media? Cili është çelësi i suksesit dhe cili është vizioni i këtij gjigandi televiziv, i cili vuri standarde të reja në tregun mediatik?

Në kuadër të Javës së Albanologjisë në bashkëpunim me Fondacionin Dritan Hoxha, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë organizuan një konferencë shkencore kushtuar Top Medias.

Shezai Rrokaj, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Unë jam i sigurtë se që prurjet tuaja, përvoja juaj e përditëshme është mjaft dobiprurëse për formimin e të rinjve tanë, por është edhe një përvojë për ne që të mos qendrojmë, të mos i mbajmë këto auditorë të mbyllura, por t’i hapim me të gjitha mesazhet, të përcjellim mesazhe tek ju, por njëkohësisht edhe të marrim mesazhe të rëndësishme të cilat na bëjnë ne më të sigurtë, më jetësorë, më praktikë, më pak idealistë, më shumë realist.

Artan Fuga, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit: Vetë gazetarët e shquar, vetë aktorët e shquar të kësaj korporate mediatike të rrëfejnë historinë e tyre dhe ne si njësi shkencore, pedagogjike dhe kërkimore ta kalojmë tek brezat e rinj, tek gazetarët e ardhshëm për të kaluar një mesazh dhe një përvojë.

Vjollca Dako, Drejtoreshë e Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha: Parimi i ekzistencës së Top Channel ka qenë liria. Duke respektuar dhe mbrojtur lirinë e tij Top Channel ka synuar dhe mbështetur një shoqëri shqiptare më të lirë e cila ka gjetur në këtë ekran foltoren e saj kundër padrejtësive. Futja në tregun mediatik shqiptar të televizionit kombëtar Top Channel ndikoi në përmirësimin në rritje të cilësisë së transmetimit dhe programimit televiziv në të gjithë industrinë e medias në Shqipëri e për rrjedhojë nxiti konkurencën e ndershme në treg.

Në auditorin e mbushur me studentë të gazetarisë dhe doktorantë të kësaj fushe, kryeredaktori i lajmeve në Top Channel Mentori Kikia ka treguar arsyet që sipas tij sollën suksesin dhe besueshmërinë e qytetarëve tek Top Channel duke veçuar pavarësinë e televizionit, stafin profesional dhe investimin teknologjik në shërbim të lajmit.

Zv.drejtoresha e emisionit Fiks Fare, Denisa Haxhiaj është ndalur në vështirësitë e investigimit, ndryshimet themelore që ka sjellë ky emision në gazetarinë investigative televizive si dhe sukseset e tij me denoncimin e korrupsionit.

Nga ana tjetër drejtuesi i emisionit Top Show, Alban Dudushi tregoi para auditorit përvojën e parë të një programi të tillë në Shqipëri, sjelljen e temave të reja dhe thyrjen e tabuve televizive.

Regjisori i programit humoristik Portokalli, Altin Basha kishte shumë ç’të tregonte për një program që zëvendësoi humorin e munguar në çdo shtëpi shqiptari dhe ku në 7 vjet janë prodhuar premierat e 50 viteve të një trupe estrade shtetërore.

Sipas kryeinxhinierit Redi Neziri, burimet e afta njerëzore s’do mund të bënin atë që kanë bërë pa një teknologji të avancuar që u investua në këtë television.

Arbana Osmani dhe Eno Popi janë ndalur në emisionet televizive të Top Channel duke prezantuar evoluimin e emisioneve radiofonike dhe show-t televiziv.

Eglinor Ramaj dhe gazetarja Alma Demiraj prezantuan risitë e kompanisë Digitalb dhe rolin e programeve të tij në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s