Kërkohet “rishikim radikal” mbi BBC-në

Kreu i organit qeverisës të BBC-së ka bërë thirrje për një rishikim radikal të transmetuesit publik të Britanisë pas dorëheqjes së drejtorit ekzekutiv, Xhorxh Envisël. Ai dha dorëheqjen pasi që emisioni që trajton aktualitetet, ‘Newnight’, gabimisht akuzoi një ish politikan për abuzime seksuale me djem në vitet 1970-ta dhe 1980-ta.  Envisël, i cili u emërua në këtë post vetëm dy muaj më parë, tha se programi nuk është dashur të transmetohej. Kryetari i Trupit të BBC-së Kris Paten bëri thirrje për një “rishikim radikal dhe të plotë strukturor” të transmetuesit. Paten tha se ai nuk do të japë dorëheqje, sepse ai duhet të sigurojë kthimin në rrugë të mbarë të transmetuesit të financuar nga publiku. BBC po vuante pasojat mbi vendimin për të mos transmetuar një program që ngriste akuzat për abuzime seksuale kundër ish yllit të ndjerë të BBC-së, Xhimi Savile, për të cilin thuhet se ka bërë abuzim seksual me qindra fëmijë gjatë disa dekadave.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s