Berisha kundër gazetave: Shqipëria s’është ajo që pasqyroni ju

Kryeministri Sali Berisha ka dalë dje në një konferencë për gazetarët ku foli në 300 gradë. Fillimisht ai sulmoi opozitën, duke ripërsëritur se ajo po pengon integrimin e vendit duke mos votuar disa ligje.

Ligjet

“Mendja jonë është e fokusuar në tre ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, të kërkuara nga komisioneri Shtefan Fyle. Unë shpresoj se ditën e enjte këto ligje do të votohen. Do të ishte një përgjegjësi shumë e madhe, para qytetarëve dhe evropianëve, bllokimi apo votimi kundër i tre ligjeve të munguara”, ka deklaruar Berisha.

Fieri

Duke komentuar çështjen e Qarkut të Fierit, Berisha tha se Rama duhet të pranojë votëbesimin, pasi e ka kërkuar një gjë të tillë edhe në komunën e Bubullimës dhe Bashkinë e Divjakës. “Dua të informoj qytetarët shqiptarë se oferta për të votëbesuar secilin nga të paktën 50 anëtarë që i takojnë kësaj shumice të këshillit të qarkut do ishte zgjidhja më e ndershme politike. Pretendimet se mocioni nuk ekziston si mundësi janë qesharake, janë një mashtrim i mirëfilltë që u bëhet nga eksponentë socialistë”, tha Berisha. Kryeministri komentoi edhe kushtin tjetër të kreut të PS-së, që lidhet me reformën parlamentare, duke theksuar se mazhoranca ka pranuar kërkesën që kreu i opozitës të flasë pas Kryeministrit në Kuvend, por sipas tij, “Rama kërkon që në rregulloren e Parlamentit vendi të ketë 2 kryeministra”.

CEZ

Gjatë konferencës kryeministri Berisha ka komentuar edhe marrëdhëniet me CEZ-in, duke thënë se shteti e ka menaxhuar më mirë shpërndarjen e energjisë se kompania çeke. “Marrëdhënia me këtë sipërmarrje është kryekëput transparente. Në rastin e CEZ, marrëdhënia është transparente. Analizat nuk janë vetëm të palës shqiptare dhe të CEZ-it, por janë tashmë edhe të institucioneve ndërkombëtare. Gjithçka zhvillohet e do zhvillohet në përputhje me ligjet e vendit. Ka apo nuk ka kapacitet qeveria shqiptare për administrimin e shpërndarjes së energjisë elektrike, unë gjykoj se, dhe kjo është me tregues, ato kanë qenë më mirë se ç’janë sot. Humbjet sot janë më të mëdha, kjo jo se CEZ nuk ka bërë përpjekje për t’i menaxhuar, por faktikisht humbjet janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Sa i përket borxhit të sipërmarrjeve publike, ato janë llogari transparente,” tha Berisha, duke shtuar se energjia duhet të paguhet patjetër.

Mediat

Por ndryshe nga herët e tjera Berisha këtë herë u ka bërë edhe një “leksion” mediave, duke thënë se Shqipëria është e zhvilluar dhe ajo që pasqyrojnë mediat nuk është Shqipëria e vërtetë. Kryeministri tha se duke u marrë me titujt e kronikës së zezë çdo ditë, mediat nuk dëmtojnë qeverinë, por dëmtojnë veten. “Ka një Shqipëri që nuk e shihni, një Shqipëri që është jashtë ekraneve tuaja, një Shqipëri ku punojnë dhjetëra mijëra vetë”, tha ai. Sakaq ai theksoi se “ndjej një keqardhje shumë të thellë kur seria e tërë gazetave, gazeta serioze me redaktorë e kryeredaktorë seriozë hapen me germa kapitale me kronikën e zezë. Kjo është një sëmundje. Nëse mendojnë se dëmtohet qeveria me këtë, absolutisht jo. Kështu dëmtohet shtypi. Njëra është Shqipëria e titujve të kronikës së zezë dhe tjetër është Shqipëria e zhvillimit. Kjo nuk do të thotë se nuk lexoj gazetat,” tha kryeministri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s