Ambasadori Sequi: Liria e shtypit hallkë tepër e rëndësishme, drejt BE-së

Gazetarët kanë diskutuar për rolin e gazetarisë në shoqërinë shqiptare sot, ndërsa kanë sjellë në vëmendje edhe historinë e saj në 100 vite. Takimi u organizua nga Unioni i Gazetarëve, në bashkëpunim me komunën e Shëngjinit, dhe u zhvillua dje nën titullin “Gazetaria shqiptare në 100 vjet shtet”. Në takim morën pjesë diplomatë të BE- së, OSBE-së, gazetarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, deputeti Gjovalin Kadeli. Takimi kishte si qëllim të vlerësonte rolin e gazetarisë në 100 vitet e Shqipërisë si shtet e njëkohësisht të diskutonte për gjendjen e saj në ditët e sotme. Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, theksoi se “nëpërmjet këtij takimi dhe referimeve synojmë që të kujtojmë dhe nderojmë historinë e shtypit shqiptar në këta 100 vjet të shtetit shqiptar”. Ambasadori i BE- së në Shqipëri, Etore Sekui, pasi vlerësoi rolin e medias, u shpreh se gazetarët kanë lënë shenja në histori dhe ngjarjet e mëdha na janë ngulitur nga ju. Ndërsa zv.ambasadori i OSBE- së në Shqipëri, Dan Renford, theksoi në fjalën e tij se gazetaria duhet t’i shërbejë së mirës publike, dhe jo politikës. Përzgjedhja e Shëngjinit për një aktivitet mbarëkombëtar i referohet pikërisht figurave të dala nga Lezha dhe që kanë orientuar gazetarinë në hapat e arritur deri më tani, por edhe mbështetjes që i dha këtij aktiviteti kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, në fjalën e tij ka evidentuar disa probleme që hasen te liria e shtypit, te presionet ndaj medias, deri te shpifjet që mbetet një shqetësim i madh, sipas tij. “Gazetaria lë shenja në historinë e një vendi dhe ngjarje të mëdha janë ngulitur në kujtesën tonë pikërisht prej jush. Thuhet që liria e shtypit garantohet nga ata që e kanë në pronësi shtypin, pra ajo që duhet të them është se ka një shqetësim gjithnjë e më të madh në pavarësinë e punës suaj. Presionet e ndryshme të kohës mund t’ju çojnë që të bëni keqraportime të realitetit, pasi ata që kanë pronësinë e medias ju bëjnë që të krijoni një realitet ndryshe. Në raport-progresin e vitit 2012 ne folën qartë se trysnia ekonomike e medias është shtuar gjithnjë e më tej, duke çuar kështu në ndikime që kanë të bëjnë me kushte të brishta të punës në gazetari. Kemi thënë që nuk ka ende një ent vetërregullues dhe kapaciteti i sindikatave të gazetarëve mbetet i dobët. Shpifja mbetet ende një shqetësim dhe kjo gjë mund t’i çojë gazetarët në penalizim me gjoba shumë të larta”, u shpreh Sequi. Sipas tij, liria e shtypit është një hallkë tepër e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane dhe do të monitorojmë nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në këtë fushë. “Ne i konsiderojnë gazetarët si ndër më të rëndësishmit përsa u përket reformave që duhen bërë në këtë vend. Përsa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ne kemi folur qartë duke thënë se duhen marrë masa që liria e të shprehurit dhe liria e medias të jenë komponentë kyç”, përfundoi ambasadori Sequi. Në aktivitetin e organizuar me gazetarët në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit janë prezantuar edhe kujtime të gazetarëve që kanë bërë histori në vendin tonë, ku vlerësohet roli i medias në fillimet e viteve ‘91 dhe hovi i saj zhvillues gjatë kësaj periudhe për të ardhur deri sot, në një media tërësisht bashkëkohore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s