Shqiptarja.com, Anila Basha: Ja çfarë bëmë në një vit!

Nesër mbushet një vit nga koha e daljes në treg të gazetës shqiptarja.com. Drejtoresha Anila Basha, në një intervistë për Temën, tregon sesi ka qenë ky vit i parë për zërin më të ri të shtypit shqiptar.

Zonja Basha, u bë një vit nga dalja në treg e Shqiptarja.com. A ia arriti qëllimit për të cilën e ndërtuat këtë gazetë?

Faleminderit për këtë intervistë dhe gazetës Tema, e cila ka qenë një ndër mbështetëset dhe promovueset e gazetës shqiptarja.com në portalin e vet online. Por qëllimi i një gazete nuk arrihet për një ditë, e as për një vit, e as për ndonjë mandat disavjeçar, vetëm nëse do të mendonim se do të kishim të bënim me ndonjë gazetë partiake që i shërben një qëllimi të caktuar. Gazeta Shqiptarja.com lindi si një nevojë e domosdoshmëri në tregun shqiptar, të tejngopur në fakt me gazeta, por të vendosura keq në panoramën e përgjithshme. Disa gjobëvënëse, disa në shërbim të qeverisë, të tjera me mungesë të theksuar profesionalizmi dhe pak zëra që kishin mbetur për të folur e rrëfyer të vërtetën. Shkurt, një vit më parë kur ne lindëm, ishte me të vërtetë një treg kaotik.

Po sot?

Pas një viti i shoh dhe i vlerësoj gjërat ndryshe. Dua të falenderoj gazetarin Bollino për ndihmën e vyer që na dha për këtë gazetë, por pothuajse gjithë gazetarisë shqiptare. Dua të falenderoj edhe atë armatë gazetarësh që atë ditë të parë punuan me shumë përkushtim. Pa ndihmën e tyre s’do të ishim këtu ku jemi sot. Pra 1 vjeç. Eshtë shumë e rëndësishme të punohet në ekip. Dhe mendoj se shqiptarja.com e ka arritur këtë.

Çfarë keni realizuar?

Po mendoj se kemi filluar të thellojmë atë mision për të cilin u krijuam: investigimin. Kështu ishte dosja e trafikut të armëve apo konfliktit të interesit që çoi në dorëheqjen e shefit të SHIU. E mandej e-mailet e blerjes së fotos së kryeministrit Berisha me kryeministrin Cameron, apo edhe skandale të tipit legjislativ e abuzime me fondet publike. Kemi qenë mbështetësit kryesorë të shtresave në nevojë, duke përfshirë komunitetin rom, i cili përjetoi edhe “reprezalje” nga më të “ndyrat” nga ana e policisë bashkiake. Nuk do harrohet kurrë ajo që mbeti në mendjet e shqiptarëve si “kioskat e kunatit”, dhe bëhet fjalë për abuzimet në Bashkinë e Tiranës e mungesën e transparencës…pra kemi pasur shumë investigime që kanë lënë gjurmë këtë vit.

Po keni pasur edhe kontrolle?

Po është e vërtetë, falë natyrës kritike të gazetës, Shqiptarja.com u bë pjesë e një kontrolli e zyrës së taksave dhe tatimeve të Bashkisë së Tiranës, 6 muaj pas krijimit dhe daljes në treg. Nuk kam parë asnjëherë më parë ndonjë media të kontrollohet kaq shpejt. Megjithatë, nuk shqetësohemi për këtë.

E rëndësishme është që puna në këtë gazetë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, për të qenë profesional. Gazeta vërtet mund të ketë shumë, por investigative më ngjan se është vetëm shqiptarja.com.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s