Kur gazetaria është femër

Nga Anila Basha

Kemi 100 vjet të shtetit shqiptar, jemi munduar t’i analizojmë të gjitha, porkemi harruar të numërojmë veten. E kam fjalën për armatën e gjithë atyregrave e vajzave, nënave, që punojnë në industrinë e informacionit. Nuk di ngaduhet ta filloja, ta nis me Musine Kokalarin, ta vazhdoj me Adile Xhabijen,gazetaren që vetëm këtë vit, në moshën 81 vjecare u dekorua nga Presidentidhe ishte zëri i parë i radio Shkodrës e radio Moskës në seksionin shqip. Apota vazhdoj me Nexhmije Zaimit, që fal koleges Zenepe Luka morëm vesh përkarrierën e saj në kanalin televiziv CNN, gazetarja që iku në SHBA që 16 vjeçe që sot ka lënë pas emrin e një gazetareje të madhe shqiptare. E mandej tavazhdoj me ikonën e TVSH, një grua profesioniste, një frymëzim për mua, epo ashtu mendoj edhe për shumë kolege të miat, Tefta Radin, sot në pension.

Shkurt, ne nuk e njohim gazetarinë femër në këtë 100 vjetor. Por jemi shumë. Një armatë e tërë gazetaresh që përpiqen me shumë mundim të përçojnë në opinionin publik atë që shohim dhe dëgjojmë. Në gjithë botën ka një debat të madh mes të qenurit femër dhe newsroomit. Ka debate në Gjermani, Danimarkë, Itali, madje edhe në SHBA. Roli I gazetareve femra në redaksitë e informacionit vjen duke u rritur. Vetëm dje, ndërsa po përgatitesha për këtë komunikim me ju, vura re se redaksia e gazetës që unë drejtoj, në 70 përqind të stafit prezantohet nga gazetaret femra.

Pse do thoni ju? Ka shumë arsye, por më kryesoret janë: ato janë më të vëmendshme, më të përgjegjëshme, më korrekte e më punëtore.

Kur isha 18 vjeç dhe përpiqesha të shkruaja shkrimin tim të parë, tek shihja Entonin, Shkullakun, Baxhakun, e shumë shefa meshkuj, ëndërroja një ditë të bëhesha shefe si atë. M’u desh të stërvitesha në luftën e 1997, në moshën 19 vjeçare, me idenë se çfarë shihja nga Vlora, Saranda, Gjirokastra, t’a përcillja në gazetën “Koha Jonë” për t’ua treguar të gjithëve. Pas këtyre sakrificave, mendova se do të gjeja qetësi, e ndoshta edhe një punë zyre. Po ja ku ndodhi lufta në Kosovë, e unë, sërish në vijën e parë të frontit, në qytetin e Kukësit. Agjencitë prestigjoze të lajmeve, dërgonin në terren më së shumti ekipet e meshkujve.

Pra ja ku jemi. Shoh në këtë sallë e mendoj se sot gazetaria për të cilëm flasim, e ka humbur atë kuptimin e të qenurit maskiliste. Ne femrat, jemi më të zonjat. Dhe në fund, duke marrë shembull edhe nga vizita e sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton në vendin tonë, dua të them një postulat, që e kam timin e që nuk kam asfare frikë ta ndaj me ju: Femrat janë projektuar për Lidere, meshkujt për shefa.

Përgëzoj unionin pjesë e të cilit jam për inicativën për të na mbledhur të gjithëve, përgëzoj mbështetësin e këtij eventi kryetarin e bashkisë së Shëngjinit. Falenderoj zotin Sekui për mbështetjen që u jep grave e vajzave në Shqipëri, e sidomos atyre gazetare, për të ecur përpara. Në fund, një përgëzim i madh për të gjitha ju gazetare femra ku do që jeni: faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj. Pa ju, gazetaria do të ishte “e shëmtuar”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s