Gazetari fiton gjyqin me “mashtruesen”

TIRANE – Gazetari Ferndinand Dervishi, i akuzuar për “shpifje” nga një prej “personazheve” të shkrimeve të tij, pas Gjykatës së Shkallës së Parë, fitoi pafajësinë edhe në Gjykatën e Apelit Tiranë. Një treshe gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Genti Shala vendosi dje të linte të pandryshuar vendimin e shpallur më 9 prill 2012 nga Gjykata e Tiranës, sipas të cilit, gazetari Dervishi u deklarua i pafajshëm për akuzën e “shpifjes”. Gazetari Ferdinand Dervishi u padit nga Elona Farka në qershor të vitit të kaluar, e cila vite më parë ka qenë e akuzuar nga Prokuroria për akuzën e “mashtrimit”. Sipas paditëses, gazetari kishte përmendur disa fakte që përmbanin informacion të rremë në lidhje me emrin e saj kur ishte i ftuar në një emision televiziv. “Gjykata thekson se i akuzuari, në rastin konkret gazetar, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore për t’u ndëshkuar penalisht për thëniet dhe apo informacionin e përhapur prej tij, dhe jo vetëm se nuk ka kryer veprën penale, por edhe për shkak se Gjykata e gjen shkrimin e tij në të mirë të interesit të përgjithshëm shoqëror për të informuar opinionin publik në lidhje me fenomenin e mashtrimit që është i përhapur në shoqëri”, arsyetonte Gjykata e Shkallës së Parë në vendimin e prillit 2012. ar.ba

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s