Rasti Savile dhe reputacioni i BBC-së

Një sëri akuzash për abuzime seksuale, ndaj një prej drejtuesve televizivë më të njohur të BBC-së, të ndjerit Jimmy Savile, kanë tronditur reputacionin e Korporatës Britanike të Transmetimeve.  Dyshimet se skandali nuk është hetuar siç duhet, kanë ngritur pikëpyetje mbi ndershmërinë dhe etikën e BBC.  Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sela Hennessy njofton  nga Londra.

Jimmy Savile, i cili admirohej nga shumë britanikë, vdiq vitin e kaluar në fund të një karriere të gjatë para kamerave. Savile ishte i preferuar i veçantë në mesin e fëmijëve për programet e njohura argëtuese të lehta që ai drejtoi në televizionin e BBC-së, dhe u nderua për punën e tij për bamirësi. Por këtë muaj, në median britanike shpërtheu një skandal ku thuhet se Jimmy  Savile kishte përdorur statusin e tij të famshëm për të joshur vajza të reja, shumë prej të cilave i ka abuzuar seksualisht. Javët e fundit, policia dhe BBC-ja kanë nisur hetime të veçanta  dhe skandali duket të jetë në rritje. Peter Spindler është komandant i Policisë Metropolitane të Londrës.

“Kemi qenë në gjendje të identifikojmë 300 viktima. Ato janë kryesisht femra. Ka një apo dy meshkuj të përfshirë deri tani – kemi qenë në gjendje të flasin me 130 prej tyre dhe kemi regjistruar rreth 114 akuza për ngacmime seksuale ose sulme të rënda seksuale “.

Pjesa më e madhe e abuzimeve për të cilat dyshohet Jimmy Savile përqëndrohen tek rinjtë që merrnin pjesë në programet e BBC-së, dhe shumë incidente dyshohet të kenë ndodhur në mjediset e BBC-së.

Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me llojin e kontrollit që ka ushtruar BBC-ja për të mbrojtur individët. Gjithashtu po bëhen përpjekje për të përcaktuar se cilët nga menaxherët e BBC-së ishte në dijeni për pedofilinë e dyshuar të Savile-it.

Kanë dalë thashetheme se sjelljet e Savile diheshin brenda BBC-së për shumë vite. Pas vdekjes së tij, BBC-ja ishte duke u përgatitur për të folur për këtë çështje në një nga programet e lajmeve të mbrëmjes. Por programi u pezullua, dhe në vend të tij BBC-ja transmetoi një program që nderonte kujtimin e Jimmy Savile.Drejtuesit e lartë të BBC-së tani janë në qendër të vëmendjes në lidhje me trajtimin e rastit “Savile”.

Redaktori I emisionit të lajmeve të mbrëmjes Peter Rippon ka dhënë dorëheqjen; drejtori i ri i përgjithshëm i BBC-së, George Entwistle, është përballur me pyetje nga ministrat britanikë dhe Mark Thompson, ish drejtori i përgjithshëm i BBC-së, tani president i ri dhe shef ekzekutiv i gazetës The New York Times, ka dhënë dëshmi për atë që ai dinte në lidhje me rastin Savile.

Ben Page, drejtues i firmës Ipsos MORI, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo krizë do të ndikojë tek emri i BBC-së, por jo aq shumë në aspektin afatgjatë.

“Besimi tek BBC-ja është më i madh se sa besimi tek një individ, është më i madh se sa një skandal.  Do të duheshin një sërë skandalesh të njëpasnjëshme që do të dëmtonin besimin tek BBC-ja. Pra, padyshim ai do të tronditet, por BBC-ja ka një reputacionin më të gjerë.”

Ai thotë se në Britani, reputacioni i BBC-së e tejkalon atë të çdo institucion tjetër.

“Ne pyetëm në vitin 2008, se cilin prej institucioneve besonin më shumë britanikët – dhe shumë njerëz besojnë më shumë  BBC-në sesa besojnë Kishën e Anglisë, ushtrinë, qeverinë, apo Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”.

Përveç Jimmy Savile, BBC-ja thotë se tani është duke hetuar pretendimet për abuzim seksual dhe ngacmime kundër nëntë anëtarëve të stafit dhe kontribuesve.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s