Ligji për median, PD: Kreu i KKRT-së të zgjidhet nga Kuvendi, PS: Me short

Nga: Mariglen Mërtiri

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar sot në Komisionin për Median që kreu i Këshillit Kombëtar i Radios dhe Televizionit të zgjidhet nga parlamenti dhe zgjedhja të bëhet sipas formulës që u zgjodh kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pak kohë më parë.

Më tej, nënkryetari i komisionit Marku shtoi se mazhoranca ka më shumë besim te zgjedhja e kreut të KKRT-së nga parlamenti dhe se atje duhet të tentohet konsensusi. Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi, ka kundërshtuar propozimet duke thënë se nëse nuk gjendet konsensus, kreu i KKRT-së duhet të zgjidhet me short, pasi këtë opsion e ka mbështetur edhe ndërkombëtarët. Kryetarja e Komisionit,Valentina Leskaj tha se nëse kërkohet konsensus e bëjmë ligjin që të votohet me shumicë të cilësuar.

Dy nenet 8 dhe 9 të projekt/ligjit për median audiovizive janë shtyrë, pasi pritet që propozimet e mazhorancës të bëhen me shkrime dhe t’i paraqiten anëtarëve të Komisionit. Mbledhja e radhës për këtë projekt/ligj pritet të rinisë të hënën.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s