Ligji, anëtarët e KKRT jashtë medias për një vit

Komisioni i Medias vazhdon shqyrtimin e ligjit për mediat audiovizive.

Dalipi: Të mbrojmë AMA nga interesat e operatorëve komercialë.

Gazetarët, analistët dhe personat që pu-nojnë në media nuk do të kenë mundësi të kandidojnë për të qenë anëtarë të KKRT-së, apo siç do të quhet ndryshe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nëse nuk kanë një vit që kanë shkëputur marrëdhëniet kontraktuale nga institucioni mediatik.  Ky është kufizimi i parashikuar në nenin 7 të projektligjit të ri “Për mediat audiovizive”, i miratuar dje me konsensus nga demokratët dhe socialistët në Komisionin e Medias. Socialistët kanë propozuar dje fillimisht që të përjashtohen si kandidatura të gjithë gazetarët apo analistët që kanë pasur marrëdhënie pune tri vitet e fundit në mediat elektronike. Dhe kjo si një garanci që të eliminohet ndërhyrja për interesa të mediave të caktuara. “Kjo është një mbrojtje, sepse ne e zhveshim autoritetin e AMA-s nga interesa të drejtpërdrejta të operatorëve komercialë. Këta operatorë kanë brenda vetes analistë, gazetarë, të cilët mund të pretendojnë që janë të pavarur, por janë të varur financiarisht në mënyrë të pazgjidhshme për një periudhë të caktuar dhe nuk mund të shprehin pavarësi derisa janë të shpërblyer financiarisht”, deklaroi deputeti i PS-së, Alfred Dalipi. Por, për deputetin Fatbardh Kadilli, nëse do të vihej një dispozitë e tillë, atëherë në bordin e AMA-s do të ishin individë që nuk do të kishin lidhje me median. “Po të themi që personat e punësuar në media nuk mund të jenë anëtarë të AMA-s, kemi shkuar në një ekstrem. Nga do t’i marrim në ata që do të zgjedhim? Vetëm me media s’do kenë të bëjnë. I bie të gjesh një individ që nuk ka parë kurrë televizor me sy”, deklaroi Kadilli. Edhe për nënkryetarin e Komisionit Mark Marku, ky nen duhej hartuar me kujdes, pasi “në qoftë se një person shkarkohet nga puna dy muaj para kandidimit, ai jo vetëm nuk mbron interesat e ish-punëdhënësit, por i kundërvihet atij”. Pas diskutimeve, anëtarët e PD-së dhe PS-së ranë dakord që përjashtimi të bëhej vetëm për një afat kohor njëvjeçar. Një pjesë e debatit ishte dhe përkatësia politike e kandidaturave, që sipas Valentina Leskajt nuk mund të pranohej një anëtar partie në një bord siç është KKRT-ja. Neni për përjashtimin e anëtarëve të partive politike është lënë i hapur për t’u rishqyrtuar nga ekspertët e PD dhe PS.

Debati për ligjin e medias
Alfred Dalipi: Nuk mund të jenë anëtarë të AMA-s individët që janë anëtarë të organizatave drejtuese të partive politike, të shoqatave politike dhe që të kenë kandiduar si deputetë apo që janë të zgjedhur të tillë gjatë dy legjislaturave.
Mark Marku: Unë propozoj që kjo të saktësohet dhe të thuhet që përjashtohet cilido që ka një aktivitet partiak të deklaruar.
Valentina Leskaj: Këtë po them, që duhen përjashtuar, jo vetëm drejtuesit e forumeve të partive.
Fatmardh Kadilli: Partitë tona kanë karakter masiv, ne kemi nga 100 mijë deri në 200 mijë anëtarë; i bie të penalizosh të gjithë pjesën aktive të shoqërisë për të mos e lejuar në këtë detyrë.
Valentina Leskaj: Në qoftë se ne themi që kandidaturat të vijnë nga shoqëria civile, në qoftë se ata janë anëtarë partie, si do vijnë nga shoqëria civile? Unë jam kundër që të fusim militantë partie në KKRT.
Mark Marku: Si duhet të përcaktojmë ne që X apo Y është anëtar partie, sepse anëtarësia e partive në Shqipëri nuk është e deklaruar. Ky është problemi…
Valentina Leskaj: Në këtë komision është shkarkuar Frano Kulli, për shkak se ka qenë anëtar i PDK-së, ky është një standard i vendosur me kohë. Ne nuk mund të bëjmë prapa për pavarësinë e institucionit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s