Vlora nderon Dritan Hoxhën

“Unë kam një vizion për Shqipërinë, për të ardhmen e saj dhe mundohem ta pasqyroj atë në televizionin Top Channel”. Dritan Hoxha, korrik 2007; themelues i Top Media.

Ky vizion, i kthyer në bindje dhe më pas në realitet, e bën Dritan Hoxhën, themeluesin e Top Medias, një nga njerëzit që renditet në krah të atyre shqiptarëve të këtyre 100 viteve, që patën jo vetëm vizionin për një Shqipëri më të mirë, por që e bënë atë më të mirë.

Më shumë se në çdo kohë dhe më shumë se kudo, nderimi për ideatorin dhe revolucionarin e medias shqiptare, Dritan Hoxha vjen në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së vendit nga kryeqendra e Flamurit, Vlora. Para disa ditësh Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me propozim të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, i dha titullin “Qytetar Nderi” Dritan Hoxhës, për kontributin e madh të dhënë përmes medias në bashkimin e shqiptarëve, unifikimin e gjuhës zyrtare shqipe, vleresim që stafi i Top Medias e ka festuar së bashku me vlonjatët në sheshin e Flamurit, mbrëmjen e së djelës. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Pak punë dhe më shumë presion, kjo është gazetaria pas 4 vitesh

Emanuela Sako

Me ndërhyrje të mëdha politike, me njerëz që punojnë për para dhe jo për pasion dhe mes një mentaliteti që i dukej se i ishte larguar për pak, kështu mendon ta nisë punën sërish në Tiranë Armand Shkullaku

I sapokthyer nga Prishtina për në Tiranë, duket se nuk po e kap dot ritmin e mëparshëm. Ndoshta, kështu na duket ne që e njohim kalimthi Prishtinën dhe jetën atje. Por, për themeluesin e Klan Kosovës, që sapo është rikthyer në vend, në postin Drejtorit të Departamentit të Informacionit pranë Televizionit ABC, Prishtina është një oaz i mrekullueshëm shqipfolës. Mjafton që ta njohësh. Armand Shkullakun e gjejmë në zyrën e tij të re, me një vizion të qartë dhe një gazetari që duket se do ta ribëjë nga e para. Madje, ky është halli i tij më i madh, teksa tregon se gazetaria është e kapur keq në grackë. Vazhdoni leximin

Fushata në ekran

Intervistë me Ana Kekezi

Spotet dhe buxheti që i ndjek nga pas. Negociatat për çmimet dhe kohën televizive. Tiparet dhe pretendimet e tri partive kryesore (sidomos) gjatë një fushate elektorale. Idetë e mençura dhe ato të gabuara të PS-së, PD-së e LSI-së. Sipas gjykimit të një drejtoreshe marketingu, Ana Kekezit

Si kontrakton një parti politike për spotet, reklamat elektorale, cila është rruga dhe procedura që ata ndjekin?

Zëdhënësi për shtyp ose shefi i financës (më rrallë) hyn në kontakt me departamentin e marketingut të medias, të paktën 20 ditë para. Njihet me tarifat zyrtare dhe me trendin e programacionit për periudhën respektive. Vazhdoni leximin

Brukseli: Po ndjekim shpërndarjen e reklamës shtetërore

Nga Arta Tozaj

Bashkimi Europian i është përgjigjur shqetësimit të ngritur nga “Top Channel” në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së reklamave shtetërore. Në një letër në emër të Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, nënvizon fillimisht rëndësinë e lirisë së medias si element kyç i fushës së sundimit të ligjit. “Liria e medias është një shtyllë themelore për mirëqeverisjen dhe llogaridhënien në shoqëritë demokratike dhe një element thelbësor i kriterit politik të Kopenhagës për anëtarësimin në BE, që duhet përmbushur nga secili  vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Si e tillë, ajo është dhe një prej sfidave kryesore në kuadër të sundimit të ligjit në strategjinë e fundit të Zgjerimit të Komisionit Europian. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Identiteti i munguar i shtypit në 100 vite politikë

Nga Aleksandër Çipa

 “Shka fshihet veç fshihet”. Kjo aforizëm ngrihet mbi biseminë e fjalës, shprehet i dituri shqiptar i ditëve tona, i heshturi si Sokrat, Petro Zheji, në librin e sapodalë të tij, “Libri i aforizmave”. Kjo aforizëm mund të ketë lidhje me gjuhësinë dhe filozofinë, por në mënyrën më adekuate ajo mund të konsiderohet një aforizëm për karakterizimin e shtypit shqiptar në të shumtën e kohës së 100 vjetëve të bashkëjetesës me shtetin shqiptar. Natyrisht në misionin natyral të shtypit, të vërtetat e një shoqërie dhe kombi në përditshmërinë e pasqyruar përmes tij, kanë raportin e përbashkësimit. Një aforizëm e tillë shpreh më së miri, atë ngjizshmëri në harkun kohor të 100 viteve mes shtypit shqiptar dhe realitetit të ndodhur dhe të përjetuar, këtë histori njëshekullore të shqiptarëve dhe shtetit tonë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip