Balancimi i bordeve të mediave, pakt PD-PS për shqyrtimin e ligjit

Maxhoranca dhe opozita i rikthen konsensusit për të nisur shqyrtimin e projektligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Dje Komisioni i Mediave ka miratuar kalendarin e punimeve për shqyrtimin e projektligjit të ri për mediat, ku parashikohen të zhvillohen katër seanca me ekspertët e Bashkimit Europian dhe të OSBE-së dhe miratimi i projektligjit brenda datës 31 tetor. Një pikë e fortë e debatit do të jetë dhe balancimi i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit (KKRT), që me ligjin e ri pritet të marrë emrin Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Gjithashtu dhe balancimi i Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Në projektligjin e ri që do të miratohet sot në parim në Komisionin e Medias, është parashikuar dhe formula e re e zgjedhjes së anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Anëtarët e AMA-s, sipas formulimit të ardhur nga ekspertët e BE-së, parashikohet që të ketë tre anëtarë të mbështetur nga maxhoranca, tre anëtarë të mbështetur nga opozita dhe një anëtar zgjidhet me konsensus. Por, ligji ka parashikuar që në rast se anëtarët e Komisionit të Medias nuk arrijnë dot konsensusin për kandidatin e shtatë, atëherë ai do t’i nënshtrohet procesit të përzgjedhjes me short. E njëjta formulë pritet të zbatohet edhe për Bordin Drejtues të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit Shqiptar, që aktualisht ka 11 anëtarë. Edhe në këtë rast pritet të adaptohet e njëjta formulë, ku pesë prej anëtarëve të mbështeten nga maxhoranca, pesë nga opozita dhe një anëtar zgjidhet me konsensus. Në rast se mungon dakordësia, atëherë kandidatura kalon me short. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se do të këtë propozime të tjera për formulën e zgjedhje së anëtarëve të bordeve. Nga ana tjetër, socialistët mbështesin këtë variant të balancimit të bordit të AMA-s dhe të KDRTSH-së. Sipas deputetit Alfred Dalipi, për bordet e AMA-s dhe KDRTSH-së do të propozohet të përjashtohen anëtarët aktualë të KKRT-së dhe të Bordit Drejtues të RTSH-së. “Realisht eksperienca negative e deritanishme e këtyre bordeve do të çojë që edhe shoqëria dhe formacionet politike të kërkojnë njerëz në përputhje edhe me filozofinë e re të parazitizmit dhe pluralizmit në këto institucione”, deklaroi deputeti i PS-së, Alfred Dalipi.

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe KDRTSH
Emri i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit (KKRT) ndryshon në Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)

Zgjedhja anëtarëve të AMA

Neni 9
Anëtarët e AMA-s zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Përzgjedhja e kandidaturave alternative për çdo vend për anëtar të AMA-s, Komisioni i Medias zbaton procedurën e mëposhtme:
a) Shqyrton kandidaturat e paraqitura nga subjektet propozuese.
b) Kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen përjashtimit një nga një. Në çdo rast, Komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, tre kandidatë mbështeten nga maxhoranca, tre të mbështetur nga opozita dhe një kandidat përzgjidhet me konsensus. Nëse për këtë të fundit nuk arrihet konsensusi, Komisioni bën përzgjedhjen me short. Kandidatët për anëtarë të AMA-s i propozohen për miratim seancës plenare.

Neni 81
Zgjedhja e anëtarëve të KDRTSH
KDRTSH përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët zgjidhen në detyrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 2 të këtij neni. Në përbërje të saj, KDRTSH ka pesë anëtarë të mbështetur nga maxhoranca, pesë anëtarë të mbështetur nga opozita dhe një anëtar i zgjedhje me konsensus. Nëse nuk arrihet konsensusi, Komisioni bën përzgjedhje me short.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s