Arrestohet gazetari që tronditi Greqinë

Në listën “Lagarde” ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilët kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër

Në vitin 2010, Christine Lagarde ia dorëzoi listën Jorgos Papakostandinu, i cili e mbajti të fshehtë.

Gazetari grek Kostas Baksevanis, është arrestuar në shtëpinë e tij në Athinë. Këtë lajm e bëri vetë të ditur gazetari nëpërmjet rrjetit social “Twitter”. Prokuroria kishte lëshuar një urdhër arresti për Baksavanis për shkak të publikimit të listës “Lagarde”. Në këtë listë ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilt kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër. Ndër të tjera në listë figurojnë edhe emrat e disa politikanëve të njohur grekë. Baksavanis e ka publikuar këtë listë tek revista Hod Doc. Prokuroria mori shkas nga kjo për të lëshuar një urdhërarrest për gazetarin me motiv publikimin e të dhënave personale.

Lista e “zezë”
Ka qenë pikërisht drejtoresha e FMN, Christine Lagarde, që e ka nxjerrë këtë listë në vitin 2010, në kohën kur ajo ka qenë Ministrja e Financave në Francë. Lagarde ia dorëzoi listën homologut të saj grek  Jorgos Papakostandinu. Por ky i fundit e mbajti të fshehtë dhe nuk ua dorëzoi autoriteteve kompetente.

Reagimet
Si brenda ashtu dhe jashtë shtetit grek, akuzat ndaj gazetarit kanë shkaktuar reagime të fuqishme. Qeveria greke vazhdon të theksojë se do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj personave që kryejnë evazion fiskal dhe korrupsion.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s