Arrestohet gazetari grek, publikoi “Listën Legarde”

Greqi, ministrat e Financave: Informacioni ilegal, s’mund të përdorej.

Lista, 2059 grekë me llogari në Zvicër, edhe këshilltari i Samaras.

Policia greke ka arrestuar gazetarin Kostas Vaksevanis, drejtor i revistës “Hot Doc”, i cili ka publikuar të shtunën një listë me 2059 emra kompanish dhe individësh grekë që kanë hapur llogari bankare në një bankë HSBC, në Zvicër.  Mediat nga e gjithë bota kanë publikuar lajmin, i cili tregon shkeljen e lirisë së fjalës dhe përpjekjet për të fshehur denoncimin, në kohën kur qeveria greke është zotuar se lufta kundër evazionit dhe korrupsioni janë objektivat kryesore të saj për të rimëkëmbur ekonominë e dërrmuar. Sipas faqes online të së përditshmes greke “Kathimerini”, Vaksevanis është arrestuar. Kostas Vaksevanis do të dalë sot para gjykatës, i akuzuar për kundërvajtje në shkeljen e ligjeve për të dhënat personale. Por disa media raportojnë se pas arrestimit dhe njohjes me akuzën, ai është lënë në gjykim të lirë.
Mesazhet
Mesazhi i tij i fundit në rrjetin social “Twitter”, përpara se ta arrestonin ishte: “Po hyjnë tani në shtëpi me një prokuror, do të më arrestojnë. Shpërndani lajmin”. Para kësaj ai ka shkruar: “Në vend që të arrestojnë ata që kanë kryer evazion dhe ministrat e përfshirë që kanë emrat në lista, kërkojnë të arrestojnë të vërtetën dhe lirinë e shtypit”, ka shkruar Vaksevanis.
Ngërçi në Greqi
Lista me emrat e depozituesve grekë në bankën në Zvicër mban emrin “Lista Legarde”. Në fund të vitit 2010, ish-ministrja franceze e Financave, Kristin Legarde, tani presidente e FMN-së, ia dha informacionin homologut të saj grek në atë kohë, Jorgo Papakonstantinu. Në dëshminë e tij këtë muaj para Parlamentit ai fajësoi hetuesit specialë për krimet financiare të Greqisë, që kishin dështuar në ndjekjen e hapave pas marrjes së informacionit. Kur u largua nga detyra, Papakonstantinu ia kishte dorëzuar listën pasardhësit të tij, lideri të Partisë Socialiste, Evangelos Venizelos, i cili drejtoi Ministrinë e Financave në mesin e vitit të kaluar, kur Greqia ishte afër falimentimit. Fillimisht Venizelos ka mohuar se ka dijeni për listën, por një kopje e saj i ishte dorëzuar Kryeministrit grek muajin e kaluar. Venizelos tha se nuk kishte vepruar mbi emrat e kësaj liste, pasi avokatët i kishin thënë se informacioni ishte siguruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk mund të përdorej. Mediat greke kanë ngritur dyshime nëse përmbajtja e asaj liste mund të ishte transformuar që atëherë dhe ministri grek i Financave, Janis Sturnaras, ka kërkuar versionin origjinal të listës nga autoritetet franceze me kërkesë të prokurorëve grekë.
Emrat në listë
Sipas zyrtarëve në Greqi, gazetari këto informacione i kishte siguruar në mënyrë të jashtëligjshme, duke shkelur privatësinë e personave që u ishin publikuar emrat. Mes emrave të publikuar në listë ishin edhe të paktën tre politikanë: dy ish-ministra konservatorë (njëri prej tyre ka vdekur) dhe një këshilltar i Kryeministrit aktual, Antonis Samaras. Në listë përmendet edhe emri i një biznesmeni të fuqishëm grek, si dhe emra të pronarë anijesh, mjekësh, avokatësh, arkitektësh, aktorësh, gazetarësh dhe ndërtuesish. Në listë është edhe emri i gruas së ish- ministrit grek të Tregtisë Detare, Jorgos Vulgaraqis. Duke cituar ligjet greke të privatësisë, gazeta nuk i ka publikuar shumat në secilën llogari, por këtë muaj një-ish ministër financash në Greqi tha se të gjitha llogaritë kapin shumën 1.5 miliardë euro.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s