Ligji në mbështetje të lajmeve qeveritare mbërrin në Kuvend

TIRANE- Kuvendi do të nisë dikutimet e projektligjit ”Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, projektligj që pritet të ngjallë debate mes palëve për nene të veçanta të tij. Një pikë që do të ketë kontestime nga deputetët e majtë është pikërisht ngritja dhe kompetencat që do të marrë Autortiteti i Mediave Audiovizive (AMA) i cili do të merret me përcaktimin e një lajmi si të rëndësishëm dhe detyrimin që do të kenë të gjitha mediat për ta transmetuar atë lajm. Ky trasmetim do të bëhet pa pagesë nga ana e tyre. “Në projektligjin “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive pas këshillimit publik përcakton ngjarjet me rëndësi tëmadhe për shoqërinë. AMA vendos kur një ngjarje me rëndësi të madhe duhet të transmetohet direkt, e regjistruar apo në të dyja mënyrat dhe në të gjithë ose një pjesë e territorit tëvendit. Në projektligj parashikohet që”një ngjarje me rëndësi” është një ngjarje me rëndësi publike në Republikën e Shqipërisë, në një pjesë të saj ose në vendet e Bashkimit Europian, e organizuar nga një subjekt që ka tëdrejtën e shtijes së të drejtës së transmetimit për këtë ngjarje. Projektligji synon rregullimin e transemtimit të ngjarjeve me rëndësi në kushtet e një konkurence të ndershme sipas kërkesave të direktivës”,thuhet në relacionin e këtij ligji. Kjo sipas arsyetimit të dhënë në këtë relacion, legjislacioni aktual nuk rregullon çështjet e transmetimit të ngjarjeve që konsiderohen me rëndësi të madhe për publikun, të cilat duhet të trasmetohen hapur.

SHQETESIMI I BE

Në progres raportin e KiE theksohet qartë se lidhur me këtë projektligj eksizton frika për mozbatimin në kohë të procesit të dixhitalizimit në vendin tonë. “Janë mbajtur konsultime me aktorët e ndryshëm dhe partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë disa përmirësimet në projekt-ligjin për Audiovizuale Shërbimet media, sidomos për sa i përket pavarësia e autoritetit rregullator. Megjithatë, miratimi i këtij ligji në parlament është shtyrë dhe është ende në pritje. Në maj të 2012, qeveria miratoi një Strategji për dixhitalizimin dhe planin e veprimit, por zbatimi nuk ka filluar ende. Disa frekuenca janë përdorur ilegalisht nga një numër i lartë transmetuesish pa licencë. Sipas strategjisë, afati i fundit për plotësimin e kalimit dixhital është Qershor 2015. Ky afat i ri ngre shqetësime të mundshme për zbatimin në kohë të procesit të dixhitalizimit”, thuhet në këtë progres raport.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s