Zbulohen e-mailet, ja si përjashtohen mediat antiqeveritare nga njoftimet zyrtare

Drejtori i ALUIZNI-it, Ardian Kollozi, sillet si militant me shtypin, duke selektuar disa gazeta për të publikuar njoftimet zyrtare.

Gazeta “Shekulli”, edhe ky organ mediatik i përjashtuar nga këto njoftime, ka zbardhur e-mailet e Përgjegjëses së Sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-it, që urdhëron seleksionimin e mediave proqeveritare në botimin e njoftimeve zyrtare.

“Përshëndetje,

Ju njoftojmë se sot do ju dërgojmë listën emërore me 2000 leje legalizimi për tu publikuar nesër. Po punojmë që t’ua dërgojmë sa më shpejt.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Me respekt,

Ark. Irela Premti”.

Më tej Premti dërgon e-mailin ku thekson:

“Përshëndetje!

Bashkëngjitur gjeni:

1.   Njoftimin për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Z.Ardian Kollozi

2.   Listën emërore të ndërtuesve informal me leje legalizimi

Theksojmë se ky informacion është i vlefshëm vetëm për gazetat e mëposhtme (të radhitura sipas rendit alfabetik):

1.   Gazeta KOHA JONE

2.   Gazeta MAPO

3.   Gazeta PANORAMA

4.   Gazeta RD

5.   Gazeta REPUBLIKA

6.   Gazeta STANDART

7.   Gazeta TELEGRAF

8.   Gazeta 55

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Me respekt,

Ark. Irela Premti”

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s