E-mail-et e Kollozit të ALUIZNI-it: Përjashtohet “Shekulli”

Zbulohet e-mali i Përgjegjëses së Sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t,që urdhëron seleksionimin e mediave në botimin e njoftimeve zyrtare. Shekulli hiqet nga lista.

Drejtori i ALUIZN-it, Ardian Kollozi, sillet si militant me shtypin, duke selektuar disa gazeta dhe duke përjashtuar “Shekullin” për publikimin e njoftimeve zyrtare. Megjithëse zotit Kollozi i kemi kërkuar partneritet të ndershëm në të mirë të mirë të informimit të publikut dhe na kishte premtuar se nuk ka asnjë tendencë apo paragjykim ndaj gazetës, dje, sërish disa organe u “furnizuan” nën dorë me njoftimet e ALUIZNI-t dhe lexuesit e “Shekullit” nuk u llogaritën.

Kështu, gazeta “Shekulli”, edhe pse është gazeta më e rëndësishme në vend, vazhdon të dëmtohet nga sjelljet antiligjore dhe arbitrare të institucioneve shtetërore. Përveç përjashtimit të saj nga reklamat e qeverisë, tashmë me urdhra “të fshehtë” e shmangin “Shekullin”, edhe nga njoftimet publike, si në rastin e këtij drejtori. Sjellja e tij vjen menjëherë dhe në përputhje me anatemimet e bëra ndaj gazetës prej selisë së PD-së dhe ministrit Olldashi. Prej një muaji muaji, në mënyrë të përsëritur, Kollozi është kthyer në agjent shitjesh i gazetave pranë pushtetit duke u dhënë ca lista fshehurazi. Bëhet fjalë për listat e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit të banesave të tyre informale. Madje, për këtë ekzistojnë dhe shkresa ku Përgjegjësja e sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit (vartësja e Kollozit) përcakton edhe mediat ku do të bëhet njoftimi publik. Nuk do ta kishim bërë kaq të madhe, sepse gazeta jonë nuk është shtyp listash dhe nuk vihet në rresht nga pushteti, por e ngremë zërin në emër të qytetarëve që duhet të realizojnë të drejtën e tyre për t’u informuar pa dallim, pa kufizim. E dimë se nuk pyesni për lirinë e informimit, por kujdes se po shkelni edhe ligje të tjera si ai konkurrencës, apo diskriminimi për shkak të qëndrimeve të gazetës.

Publikimi i këtyre shkresave le t’ju shërbejë që të reflektoni dhe të silleni si në zyrat e shtetit, jo të partisë suaj. Shkresa Përgjegjësja e sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZN-it, është tejet “korrekte” në ushtrimin e detyrave të saj. Por, kjo vetëm për mediat që ajo liston si të preferuara dhe të përzgjedhura nga ky institucion për të publikuar njoftimet zyrtare. Kështu, znj. Irela Premti ka dërguar një njoftim zyrtar ky vë në dijeni mediat se gjatë pasdites ALUIZNI kishte hartuar dosjen e radhës që bën fjalë për emrat, banesat e të cilëve kanë përfituar nga procesi i legalizimit. Znj. Premti thotë se bëhet fjalë për 2000 subjekte, ndërkohë që kërkon dhe bashkëpunimin e mediave për të paracaktuar hapësirat e duhura.

Tri orë më vonë, përgjegjësia e sektorit dërgon një tjetër e-mail ku përveç listës së emrave shkruan dhe domosdoshmërinë që këto lista duhet të botohen vetëm në mediat e përcaktuara prej këtij institucioni. “Bashkëngjitur gjeni: 1. Njoftimin për shtyp te Drejtorit te Përgjithshëm te ALUIZNI-t, Z. Ardian KOLLOZI. 2. Listën emërore tw ndërtuesve informalë me leje legalizimi. Theksojmë se ky informacion është i vlefshëm vetëm për gazetat e mëposhtme (të radhitura në rend alfabetik)”-thuhet në njoftimin e dërguar bashkë me listën e 2000 mijë personave që do tu legalizohen banesat, e Përgjegjëses së Sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZN-it. Më poshtë po botojmë e-mailet e vartëses së Kollozit, ku kuptohet se sa të politizuara dhe të mykura, sa larg standardeve të lirisë së informimit janë këto institucione.                 

MESAZHET

(Teksti i pa redaktuar, ashtu siç u shkrua
nga nëpunësja e shtetit)
— Forwarded Message —–
From: irela premti
To: gazetapanorama@hotmail.com; nertila.maho@
gmail.com; anditela@yahoo.it; robrakipllari@
hotmail.com; hoxhablerina@hotmail.com;
redaksikj@kohajone.com; redakskj@kohajone.
com; info@standard.al; gazetard@albaniaonline.
net; halilrama@yahoo.com; gazetarepublika@yahoo.
com; osman.dedja@gmail.com; minahysa@
yahoo.com; gazetametropol@yahoo.com; gazetatelegraf@
yahoo.com; gazetashqiptare@hotmail.com
Sent: Monday, October 8, 2012 1:21 PM
Subject: ALUIZNI – LISTA EMERORE ME 2000
LEJE LEGALIZIMI
Pershendetje,
Ju infomojme se sot, do ju dergojme listen
emerore me 2000 leje legalizimi, pet tu
publikuar neser.
Po punojme qe t’jua dergojme sa me shpejt.
Faleminderit per bashkepunimin dhe
mirekuptimin!
Me respekt,
Ark. Irela PREMTI
ALUIZNI – Drejtoria e Qendrore
Pergjegjese i Sektorit te Legalizimit dhe
Urbanizimit
– Forwarded Message —–
From: irela premti
To: gazetapanorama@hotmail.com; nertila maho
; anditela@yahoo.it; robrakipllari@
hotmail.com; hoxhablerina@hotmail.com;
redaksikj@kohajone.com; redakskj@kohajone.com;
info@standard.al; gazetard@albaniaonline.net; halilrama@
yahoo.com; gazetarepublika@yahoo.com; osman.
dedja@gmail.com; minahysa@yahoo.com; gazetametropol@
yahoo.com; gazetatelegraf@yahoo.com
Sent: Monday, October 8, 2012 4:57 PM
Subject: ALUIZNI – LISTA EMERORE E NDERTUESVE
INFORMAL
Pershendetje!
Bashkengjitur gjeni:
1. Njoftimin per shtyp te Drejtorit te Pergjithshem
te ALUIZNI-t, Z. Ardian KOLLOZI.
2. Listen emerore te ndertuesve informal
me leje legalizimi.
Theksojme se ky informacion eshte i vlefshem
vetem per gazetat e meposhtme
(te radhitura ne rend alfabetik):
1. Gazeta KOHA JONE
2. Gazeta MAPO
3. Gazeta METROPOL
4. Gazeta PANORAMA
5. Gazeta RD
6. Gazeta REPUBLIKA
7. Gazeta STANDARD
8. Gazeta TELEGRAF
9. Gazeta 55
Ju faleminderit per bashkepunimin!
Me respekt,
Ark. Irela PREMTI
ALUIZNI – Drejtoria e Qendrore
Pergjegjese e Sektorit te Legalizimit dhe
Urbanizimit

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s