Majko e Ngjela, në protestë me gazetarët para Kryeministrisë

Përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikanë kanë protestuar ditën e djeshme para Kryeministrisë për grevën e ish-të përndjekurve politikë. Ata kërkuan që edhe qytetarët t’i mbështesin në protestën e tyre. Në këtë tubim gazetarët protestojnë edhe për moslejimin e ushtrimit të profesionit të tyre nga ana e forcave të Policisë, që sigurojnë mbarëvajtjen e grevës së urisë. Duke u sensibilizuar me grevën, gazetarët i bënë apel Kryeministrit Berisha që të ulet dhe të nisë një dialog me ish-të përndjekurit, ndërkohë që u bënë thirrje grevistëve që të heqin dorë nga grevat sakrifikuese. Aleksandër Çipa tha se çdo gazetar i kronikës duhet të lejohet të vendoset brenda çadrave për të pasqyruar ngjarjet në këtë mjedis. “Çdo gazetar duhet të pasqyrojë ngjarjet ku ish-të përndjekurit prej 23 ditësh kërkojnë disa të drejta që janë sociale dhe legjitime. Duam të hyjnë reporterët e kronikës brenda çadrave për të na informuar mbi atë që ndodh”, u shpreh Çipa. Gazetarët firmosën mbi një pankartë me mbishkrimin “SOS”. Të pranishëm në protestë ishin edhe Pandeli Majko e Spartak Ngjela. “Mund të ulesh me këta njerëz. Ata nuk janë njerëz që nuk dinë të kuptojnë. Siç kanë duruar janë të gatshëm të vazhdojnë të durojnë, por ama duhet t’u bësh të qartë stacionet dhe kohën. Duhet t’u zhbllokosh dosjet që kanë në Ministrinë e Drejtësisë dhe një varg elementesh të tjerë me të cilët ata të ndjejnë konfidencën me shtetin. Këtu ka humbur konfidenca. Këta njerëz po vdesin dhe askush nuk vjen që të paktën të komunikojë nga ana njerëzore”, u shpreh Majko pas takimit me grevistët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s