Po qeshin fëmijët?… Atëherë ky është TV

Nga Frrok Çupi

Një grua, e shoqja e grevistit të urisë që e dogjën, u shfaq me lot në sy dhe tha se kishte katër fëmijë që presin të atin. Gruaja fliste jashtë shtëpisë, në një park. Thashë “o zot të jenë fëmijët larg televizorit, të paktën duke luajtur me shokë…”. Në një gazetë, po dje, rreth një ngjarje të ndodhur këto ditë, ishte shkruar se kur burri vrau të shoqen, fëmija i lutej “babi, mos e vrit mamin!”. Edhe kësaj here i kam parë lajmet me frikë se mos del dikush e thotë këto fjalë në sy të fëmijëve. Në një grevë urie të deputetëve të Partisë Socialiste kemi dëgjuar një deputet që thoshte: “gruaja po lind tani në maternitet, por do ta shikoj fëmijën vetëm kur të hapen kutitë”. Ndërsa një tjetër tha se “djali do të bëhet qen roje për votat e babit”…

E tmerrshme për fëmijët. Bota e përparuar e ka kaluar këtë dhimbje të shkaktuar prej të rriturve ndaj të vegjëlve ose prej televizioneve e gazetave ndaj fëmijëve. Gazetari dhe studiues i njohur Chris Frost, duke përshkruar eksperiencat e tij, thotë se i duhej intervista e një fëmije. E takoi fëmijën në rrugë dhe i tha: “Të lutem a mund t’ia dërgosh kartvizitën time babait tënd”… As që mund të mendohej që një fëmijë të trembet nga pyetjet e një gazetari ose nga ideja se ky po intervistohej. Nuk mund të dhunohet fëmija, as me anë të ekranit apo faqes së gazetës. Fëmija është vetëm për të buzëqeshur; dhe media është vetëm për ta bërë fëmijën që të qeshë.

Madje në një pjesë të gjatë të jetës, vetë të rriturit “janë fëmijë” që nuk duan të shikojnë a dëgjojnë tmerre; aq më pak tmerre të sajuar si heroizma personalë apo si rebelizëm për kot së koti. Edhe në momente vërtet historike e kthesash, një komb ka nevojë për përkujdesje psikologjike. Po sjell në mendje ngjarjen më të madhe të historisë së re të kombit: Shembjen diktaturës komuniste dhe krijimin e sistemit demokratik në vitin 1991. Kur u rrëzua edhe monumenti i diktatorit në qendër të Tiranës, shumë militantë enveristë (ndonjë prej tyre ka vizituar edhe grevën e ish- të persekutuarve dhe ka treguar shenja “dhimbjeje”), rrethuan Tiranën me qëllim hakmarrje ndaj forcave demokratike. Çfarë do të shkruante të nesërmen, me 21 shkurt, gazeta “Rilindja Demokratike”? Gazeta po sillte frymë të re edhe në psikologjinë e njeriut… “A nuk jemi aq të aftë sa ta kalojmë duke qeshur?…”. Ky qe titulli i shkrimit që shkrova atë natë tmerri. Një nga të burgosurit akoma të aplikuar pat shkruar se “atëherë morëm frymë se nuk po na vrisnin”…

Tani pse t’i bëjmë njerëzit të tmerrohen, aq më pak fëmijët?…

Kujt i takon tani kjo barrë kaq e rëndë?

Sigurisht, të parët (ndoshta të fundit, por “rojet” më të sigurt janë prindërit.

Sa shumë prindër ka që e duan edhe fëmijën të vuajë si prindi; por nuk po flasim për këta. Po flas për prindërit e mesëm që thonë se “në një botë jetojmë të gjithë”. Sigurisht, si fëmijët edhe ne jetojmë në të njëjtën botë, por jetojmë ndryshe nga njëri tjetri. Diferenca nuk vendoset me “ligje”, por prindërisht. Veçanërisht në mjediset tona është e domosdoshme që prindërit të jenë shikuesit e parë, më të parë se të lëmë fëmijën “qetë- qetë” dhjetë orë para ekranit. E dyta, prindi nuk ka pse të jetë i painteresuar për lajmin dhe politikën, sepse të paktën i duhet të dijë kur ka mundësi apo orare për pamje të rënda.

E dyta, barra i takon vetë Televizionit… Më thoni cili nga ekranet është i formatuar për të qenë “i fëmijëve”, ku prindi mund ta lërë të voglin me orë para ekranit? Sa larg më duket kjo ëndërr! Madje edhe rreth e rrotull nesh janë të rrallë. Ka një model në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ky është CBeebies. Në Angli thonë se secilin kanal mund ta mbyllësh për pak, por kanali CBeebies do të shkaktonte zhurmën më të madhe. Sepse është televizioni më i qetë, më i dashur për fëmijë. Megjithëse është shumë i famshëm, madje në të njëjëtn radhë ose më lart se vetë BBC. Këtu fëmijët mund të shikojnë me orë të tëra, krejt të pavarur nga prindërit, në grup ose ndarazi një nga një… Sigurisht është Anglia, këtu jemi larg, këtu edhe kur nuk ka dramacitet në lajm, dramacitetin ta përcjell vetë folësi i lajmit.

E treta, është vetë shoqëria, nisur nga shoqëria politike. Sa i lirë do të jetë njeriu që të kundërshtojë melankolinë apo urrejtjen, qoftë edhe nga i persekutuar i djeshëm ose i çmenduri që ngjitet në shtyllë për të vrarë veten? Sa i lirë do të jetë individi që të kërkojë “Qetësi! Mos na trembni fëmijët!”. Kjo është akoma e vështirë, sepse një i marrë ose i rënë në depresion kushton njëmijë herë më shumë se një fëmijë i qetë… Vallë politikanët, deputetët dhe të fortët që vishen me melankoli, a nuk kanë interes për fëmijë të qetë?…

Më në fund, le të ketë grevë te “Komuna…” ose në shesh…Po ta bëjmë fëmijën të qeshë, ta dimë se do të kemi dhe do të jemi njerëz të hapur, do të qeshin prindërit së bashku me ta.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Agon

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s