Spotet dhe reklamat e Ramës vetëm nga studiot e Maznikut

Motra e Arbër Maznikut, këshilltar i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë përfituesja e vetme e prodhimit të spoteve të Bashkisë Tiranë për vitet 2009-2010.

Juela Shamku (Mazniku) ka prodhuar për llogari të Bashkisë Tiranë pesë spote në vitin 2009 dhe disa të tjera në vitin 2010, vlera e së cilave nuk është bërë transparente për qytetarët. Sikur mos mjaftonin paratë që merrte për prodhimin e spoteve, Juela Shamku (Mazniku) përmes Universal Albania dhe Unlimited Media, kishte edhe ekskluzivitetin e shpërndarjes së këtyre reklamave. “Prodhimet e spoteve në vitin 2009, por edhe në vitin 2010, nuk i ka bërë ndonjë kompani e njohur, por i ka bërë një person që quhet Juela Shamku, apo më saktë, Mazniku, apo më saktë akoma, motra e Arbër Maznikut, këshilltarit të zotit Rama. Janë 5 spote të prodhuara në 2009 dhe disa të tjerë të prodhuar në 2010”, theksoi Olldashi.
Të njëjtën skemë që Rama e përdorte për lejet e ndërtimit, Rama e ka përdorur edhe për reklamat dhe spotet. Për lejet e ndërtimit, kushdo që të përfitonte një të tillë do të duhej që të kalonte nga studiot e Eftimit apo të Shkrelit, dy njerëzve të afërt të tij. E njëjta gjë konstatohet edhe me prodhimin e reklamave, të cilat ai ia besonte këshilltarit tjetër të tij.
Një pjesë përfitimeve nga spotet e Bashkisë, Mazniku së bashku me Erion Veliaj dhe Endri Fugën i përdorën për krijimin e një reviste javore mbrojtëse të interesave të ekstremit të majtë. Gjatë këtyre dy viteve, spotet i ka transmetuar vetëm në televizionet e tij apo në televizionet politikisht të kontrolluara prej tij. Prodhimin e spoteve e ka bërë në tre kompani të ndryshme që, në fakt, kanë të njëjtin pronar dhe, më pas, e ka trasferuar nga këto tre kompani të ndryshme me një pronar të vetëm, tek motra e këshilltarit të tij, Juela Mazniku Shamku. Para se spotet t’i prodhonte Universal Albania dhe Unlimited Media kompani të Juela Shamku (Mazniku), prodhimin e spoteve i ka bërë MC Monitoring dhe trasmetimet e tyre i ka bërë Delta Publicity pronë e Edi Mukës mik i ngushtë me Edi Ramën. Vetëm për vitin 2007, plot 120 milionë lekë spote të Bashkisë së Tiranës, janë marrë nga “Top Channel”, “News 24”, “Edisud”, e Carlo Bolinos dhe “Vizion”. Kështu nga viti 2006 deri në 2011, Rama i ka shpërndarë fondet e marra nga taksapaguesit e Tiranës vetëm në 3 TV përkrahëse të tij: “Top Channel”, “Vizion +” dhe “News 24” dhe vetëm tek 3 media të shkruara: “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip”. Gjithashtu, modeli i Ramës është edhe ai i dhënies së lejeve të ndërtimit për pronarët e mediave. Modeli “Rilindës” i kreut të PS-së siç e konfirmoi edhe deputeti Shalsi do të jetë zhvatja e parave të taksapaguesve shqiptarë. Këtë, Rama e aplikoi në 11 vjet në krye të Bashkisë, ku rriti ndjeshëm taksat për bizneset apo dhe për shërbimet ndaj qytetarëve. Transparenca se ku shkuan paratë e qytetarëve të Tiranës nuk u bë kurrë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s