PD reagon ndaj akuzave të PS-së për reklamat: Bumerang për Ramën

Partia Demokratike ka reaguar sot për akuzuar e Partisë Socialiste lidhur me të ashtuquajturin “skandalin” e reklamave. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e kësaj force politike Silvi Bardhi është shprehur se ky “skandal” është kthyer në një bumerang për kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
“Gjatë ditëve të fundit, në media kanë dalë fakte të reja interesante për mënyrën se si u kurdis ky gjoja “skandal”, por edhe për mënyrën se si z. Rama përmes tij u përpoq në fakt të fshihte një skandal, këtë radhë të vërtetë dhe që ka për protagonist vetë kryetarin e opozitës dhe klientët e tij ekonomikë dhe politikë”-tha ajo, e cila shtoi se për hir të transparencës ndaj publikut, z. Rama duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve që prej ditësh kanë mbetur pa përgjigje.

1. A është i vërtetë fakti që z. Rama gjatë 11 viteve në krye të Bashkisë ka favorizuar nëmënyrë klienteliste vetëm gazetën “Shekulli”, “Gazetën Shqiptare” dhe “Gazetën Shqip”?

2. A është e vërtetë që spotet e Bashkisë së Ramës janë prodhuar dhe shpërndarë nga e njëjta kompani me bashkëpronar mikun e z. Rama, Edi Muka?

3. A është e vërtetë se shtatë spote i janë dhënë motrës së Arbi Maznikut, këshilltar i z.Rama?
4. A ka interesa ekonomike të fshehura pas përpjekjes së z. Rama për të ngritur këtë pseudoskandal?
5. A është z. Kokëdhima i lidhur me këto interesa?
6. A është e vërtetë që z.Rama ka fshirë nga rregjistrat fiskalë të Bashkisë 1.2 miliardë lekë detyrime të 14 kompanive të z. Kokëdhima?
7. Sa është shuma e tenderave që i janë dhënë z. Kokëdhima nga Bashkia e Tiranës?
“Këto dhe të tjera janë pyetje që z. Rama prej ditësh nuk po u përgjigjet. Nuk po bën as ciu! Është mjaftuar deri tani me një fshehje në Tëitter duke mos dhënë asnjë përgjigje, por duke thënë thjesht që ministrat e Berishës gënjejnë.
E ftojmë z. Rama të mos fshihet pas gjethes së Tëitter-it por të dalë përpara kamerave dhe t’u japë përgjigje pyetjeve.
Nëse zotit Rama i ka ngrënë Koço gjuhën, përgjigjet për të gjitha pyetjet, do t’ia japim ne publikut në vijimësi”- përfundon deklarata e PD-së.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s