PD: Rama nuk po bën më ciu për reklamat, është fshehur në Twitter

Zëdhënësja e PD akuzon kreun e opozitës për abuzime.

Partia Demokratike deklaroi dje se akuzuat e ardhura nga selia rozë për çështjen e reklamave qeveritare i janë kthyer në bumerang vetë Partisë Socialiste. Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha në një konferencë për shtyp se sulmet e opozitës në fakt u bënë për të fshehur skandalet e Ramës. “I ashtuquajturi ‘skandal’ i reklamave duket se është kthyer në një bumerang për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë ditëve të fundit, në media kanë dalë fakte të reja interesante për mënyrën se si u kurdis ky gjoja ‘skandal’, por edhe për mënyrën se si z. Rama përmes tij u përpoq në fakt të fshihte një skandal, këtë radhë të vërtetë dhe që ka për protagonist vetë kryetarin e opozitës dhe klientët e tij ekonomikë dhe politikë”, u shpreh Bardhi gjatë deklaratës për mediat. Ajo tha se kryetari i Partisë Socialiste duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve lidhur me reklamat gjatë kohës kur ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Për hir të transparencës ndaj publikut, z.Rama duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve, që prej ditësh kanë mbetur pa përgjigje. A është i vërtetë fakti që z. Rama gjatë 11 viteve në krye të Bashkisë ka favorizuar në mënyrë klienteliste vetëm gazetën ‘Shekulli’, ‘Gazetën Shqiptare’ dhe gazetën ‘Shqip’? A është e vërtetë që spotet e Bashkisë së Ramës janë prodhuar dhe shpërndarë nga e njëjta kompani me bashkëpronar mikun e z.Rama, Edi Muka? A është e vërtetë se shtatë spote i janë dhënë motrës së Arbi Maznikut, këshilltar i z.Rama? A ka interesa ekonomike të fshehura pas përpjekjes së z.Rama për të ngritur këtë pseudoskandal? A është z.Kokëdhima i lidhur me këto interesa?”, u shpreh më tej zëdhënësja e PD-së. Në të njëjtën kohë, Silvi Bardhi tha se kreu i opozitës duhet të përgjigjet edhe për detyrimet që u janë fshirë personave të caktuar nga regjistrat e Bashkisë së Tiranës. “A është e vërtetë që z.Rama ka fshirë nga regjistrat fiskalë të Bashkisë 1.2 miliardë lekë detyrime të 14 kompanive të z. Kokëdhima? Sa është shuma e tenderave që i janë dhënë z. Kokëdhima nga Bashkia e Tiranës? Këto dhe të tjera janë pyetje që z.Rama prej ditësh nuk po u përgjigjet. Nuk po bën as ciu! Është mjaftuar deri tani me një fshehje në ‘Tëitter’ duke mos dhënë asnjë përgjigje, por duke thënë thjesht që ministrat e Berishës gënjejnë. E ftojmë z.Rama të mos fshihet pas gjethes së ‘Tëitter’, por të dalë përpara kamerave dhe t’u japë përgjigje pyetjeve. Nëse zotit Rama i ka ngrënë Koço gjuhën, përgjigjet për të gjitha pyetjet do t’ia japim ne publikut në vijimësi”, tha Bardhi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s