Olldashi: Ja ligji që kam zbatuar për shpërndarjen e njoftimeve në gazeta

“Ligji më detyron mua që të kem një procedurë të thjeshtë për shpërndarjen e njoftimeve për shpronësimet publike dhe jo të reklamave, siç pretendohet”. Kështu është shprehur ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dje në televizionin ABC, i pyetur mbi akuzat që ka hedhur Partia Socialiste për dhënien e reklamave në shkelje të ligjit. Sipas tij, ligji “Për shpronësimet publike” nuk përcakton kriter tjetër për publikimin e njoftimeve të shpronësimeve, përveç tirazhit kombëtar të gazetave. Në këtë ligj nuk përcaktohet tirazhi i gazetave ku duhet të botohen njoftimet. “Dhe unë këtë e kam zbatuar”, – tha ai. Sipas tij nuk është e vërtetë që ka pasur selektim për shpërndarjen e njoftimeve për shpronësimet. “Janë botuar në 18 gazeta, përfshirë edhe “Rilindjen Demokratike”.

Olldashi i është referuar nenit 15 të ligjit “Për shpronësimet publike”, ku thuhet se shpronësimet botohen në Fletoren Zyrtare dhe dy gazeta me tirazh kombëtar. Për të konfirmuar këtë, Olldashi ka sjellë rastin e publikimit të 11 mijë emrave të qytetarëve, cilët përfitonin dëmshpërblim nga shpronësimi për rrugët që janë ndërtuar nga Ministria e Transporteve. “Jam në respektim të ligjit. Nuk të ndalon ligji ta çosh në organ partiak. E kanë çuar dhe socialistët tek ‘Zëri i Popullit’ dhe nuk ka shkelur ligjin”, – është shprehur Olldashi, duke pohuar se ‘RD’-ja është një gazetë me tirazh kombëtar.

I pyetur se a nuk duhet t’i çonte njoftimet në gazeta me tirazh më të madh, kreu i Transporteve tha se nuk ka asnjë institucion që mat tirazhin e gazetave në vend, ndërsa nënvizoi se janë shpërndarë reklama edhe në tri televizionet kombëtare, që është Top-Channel, Klan dhe TVSH. Olldashi ka treguar gatishmëri për t’iu drejtuar Prokurorisë nëse ajo do të ketë nevojë për të dëgjuar atë, ndërsa u shpreh se do t’i vërë në dispozicion të gjitha dokumentet e kërkuara. “Jam i gatshëm të shkoj në Prokurori në çdo moment që të thirrem”, – është shprehur ministri i Transporteve. Më tej ai ka thënë se të gjitha dokumentet që janë publikuar nga deputeti socialist, Eduart Shalsi, janë dërguar me firmën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, nga zyra e ministrisë në postën e deputetit Erion Braçe pas një kërkese të këtij të fundit. “Të gjitha dokumentet që tunden janë me firmën time, dhe këtë informacione i kërkoi Braçe, dhe stafi im, me firmën time ia ka nisur në Kuvend me postë. Dhe Shalësi del e thotë që Olldashin e kemi kapur gafil?! Unë ia kam çuar vetë. Si mund të fshihet një gjë e publikuar në gazetë? Është vetëm një marrëzi e kryetarit të Edi Ramës, që s’prodhon dot politikë, aksion e veprim dhe prodhon marrëzi”, – është shprehur Olldashi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s