“Shekulli”, në 4 vjet vetëm 4.6 milionë lekë reklama

Pas akuzave të bëra dje në adresë të gazetës “Shekulli”, nga ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, mbi reklamat e përfituara nga Bashkia e Tiranës, drejtori i gazetës, Ardian Osoja, ka sqaruar dhe zbardhur të vërtetën mbi përfitimet nga reklamat. Sipas tij, gazeta “Shekulli” ka përfituar vetëm 4.6 milionë lekë reklama nga viti 2008-2011.

Ministri Sokol Olldashi ka deklaruar se “Shekulli” është privilegjuar për reklama nga ish-kryetari i Bashkisë, Rama. Sa është shuma që ka përfituar gazeta në këto vite?

-E dëgjova me vëmendje deklaratën e ministrit Olldashi, por dua të theksoj që gazeta “Shekulli” nuk ka qenë e “privilegjuar” nga ish-kryetari siç deklaron ministri. Gazeta ka botuar njoftime të ndryshme të Bashkisë së Tiranës në një shumë prej 4.600.000 lekësh për vitet 2008-2011. Kjo jo për privilegj por për arsyen e vetme, se gazeta “Shekulli” ka tirazh dhe lexueshmëri shumë të lartë, si dhe shpërndarjen më të mirë në tregun eshitjes së gazetave, gjë që tregon edhe shkakun e përzgjedhjes së saj për publikimin e njoftimeve (bërjen me dije të sa më shumë individëve për këto njoftime).

Publikimet kanë qenë reklama apo njoftime? I ka pasur vetëm “Shekulli” apo edhe media të tjera?

-Këto botime me sa di janë publikuar edhe në gazetat e tjera të përzgjedhura për të njëjtat arsye siç i kam përmendur më lartë, si për shembull gazeta “Panorama”, “Gazeta Shqiptare” etj. Sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për reklama të mirëfillta por për njoftime punësimi etj., të kësaj natyre.

A vazhdoni të merrni njoftime nga Bashkia e Tiranës? A jeni paguar rregullisht për publikimet?

-Që prej muajit qershor 2011 gazeta “Shekulli” nuk ka marrë më asnjë kërkesë për publikime njoftimesh nga Bashkia e Tiranës. Përsa i përket pagesave dhe afateve të shlyerjes së tyre, mund të them se ato janë jo shumë të rregullta madje edhe sot që flasim, Bashkia i detyrohet gazetës një shumë prej 880 mijë lekësh për publikime të kryera në vitin 2011.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s