Frank Shkreli merr titullin “Qytetar Nderi”

Komuna Shkrel e Malësisë së Madhe i jep sot në orën 10:00 këtë titull gazetarit të mirënjohur shqiptar

Në kuadër të veprimtarive për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë anëtarët e Këshillit Komunal të Komunës Shkrel të Malësisë së Madhe kanë vendosur t’i akordojnë titullin e ”Qytetarit të Nderit”,  të komunës Shkrel gazetarit dhe veprimtarit të njohur të çështjes shqiptarë në Amerikë z. Frank Shkreli. Ceremonia e dhënies së titullit do të mbahet nesër në orën 10.00 në komunën Shkrel, titull i cili do të dorëzohet nga Kryetari i kësaj komune z. Ferdi Sterkaj. Zoti Sterkaj u shpreh se motivi i dhënies së këtij titulli ndaj z. Shkreli është për kontributet e tij të mëdha në demokratizimin e vendit pas rënies së diktaturës dhe mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare nga  SHBA-ja, ku ai jeton e punon. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë figura të njohura të artit, kulturës dhe medias. Pas dorëzimit të titullit Qendra Kulturore e Malësisë së Madhe do të organizojë një koncert ku të do të mbahen valle e këngë nga pjesë të zgjedhura të folklorit shqiptar.

KUSH ËSHTË FRANK SHKRELI

Frank Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”. Ju kujtojmë që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje. Frank Shkreli ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, z. Frank Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s