Reklama shtetërore, PS dorëzon në prokurori dosjen për ministrin Olldashi

Partia Socialiste ditën e sotme ka dorëzuar në Prokurori dosjen për abuzimet me reklamat shtetërore. Sipas njoftimit të selisë rozë, paraditen e sotme kanë dërguar pranë organit të akuzës dosjen për abuzime ndaj ministrit të Transportit, Sokol Olldashi, të cilën PS disa ditë me radhë e ka denoncuar duke ofruar dokumente dhe shifra të shumta përmes deputetit të saj, Eduard Shalsi.

Sipas deklaratave të Shalsit, fondet për reklamën shtetërore janë ndarë në mënyrë të pabarabartë, duke ia dhënë dy të tretat e tyre mediave pranë qeverisë dhe kryeministrit Berisha.

Shalsi ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë ministrin e Transportit, Sokol Olldashi i cili sipas tij ka shpërdoruar fonde të mëdha për gazetën partiake “RD”, të cilës i ka dhënë 500 mijë dollarë. Në denoncimin disaditor të Shalsit janë përfshirë një numër i madh ministrish të qeverisë Berisha, të cilat sipas tij kanë favorizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe abuzive mediat pranë qeverisë.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s