PD sulmon: “Rama kërkon ‘Pazare’ pas çdo humbjeje”

PD: “Gjatë këtyre viteve, pas çdo humbjeje të tij, Rama ka kërkuar Pazar.”

TIRANË – Partia Demokratike ka dalë sapo ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar Edi Ramën se po përsërit qëndrimin e tij bllokues për votimin e ligjeve që kërkohen për integrimin europian. PD-ja nga e etiketuar si humbëse në zgjedhjet e ardhshme, ka bërë akuzuesen, duke bërë humbës Edi Ramën.

“I tronditur dhe me pamjen e të dëshpëruarit nga humbjet e njëpasnjëshme dhe të asaj të pritshme në të ardhmen, si edhe nga mundësia e dështimit për të bllokuar statusin e vendit kandidat, vazhdoi të kërkonte Pazar”, nis deklarata e PD-së.

Sipas partisë në pozitë, Rama deklaroi se nuk voton amandamentet që ka propozuar vetë Partia Socialiste në ligjin e Gjykatës së Lartë dhe përsëriti kërkesën për Pazar me Kryeministrin Berisha, si të “vetmen rrugë” për të kapur karrige.

“Me këtë qëndrim z. Rama dëshmon se jo reforma dhe pavarësia e gjykatave, por bllokimi i tyre është qëllimi i vërtetë i tij. Zoti Rama gabon shumë, kur mendon se i bën nder mazhorancës, po të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë. Por, ai gabon shumë kur votimin e ligjit për Gjykatën e Lartë të kërkuar nga Brukseli e sheh si punë Pazari”, vijon më tej deklarata, e mbushur me akuza për ‘pazare’.

Pazaret e Ramës sipas PD-së

PD-ja thekson në deklaratën e sotme se, Rama tregoi mungesën totale të respektit për shtetin ligjor, kur kërkon Pazar për vendimet e gjykatave. Gjatë këtyre viteve, pas çdo humbjeje të tij, ai ka kërkuar Pazar. Pazar në 2007 kur kërkonte të shtynte mandatin e tij dhe dështoi, Pazar në 2009 kur humbi zgjedhjet politike dhe dështoi, Pazar për heqjen e vizave dhe dështoi, Pazar për të marrë Bashkinë e Tiranës në tavolinë dhe dështoi, Pazar në 2011 kur humbi pushtetin vendor dhe përsëri dështoi.

“Demokracia nuk është punë pazari, ajo nuk mund të jetë si 20%-shi i lejeve të ndërtimit, që ish-kryetari i Bashkisë aplikonte. As procesi i integrimit nuk mund të jetë kurrë Pazar. Dhe në fund, fakti që sot zoti Rama foli edhe si Prokuror i Përgjithshëm, edhe si Gjykatës Suprem edhe si përmbarues gjyqësor i shpifjeve të tij, është treguesi më i mirë i “gjyqeve të Bllokut” e vazhdon te mishërojë respektin e neobllokmenëve”, përfundon deklarata e PD-së.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s