Olldashi: Edhe Rama ka dhënë reklama për mediat e tij. Por gazeta e Ramës nuk është ZP, por Shekulli

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, nuk iu përgjigj sërish problemit kryesor, pse ka financuar partinë e tij përmes gazetës RD. Ai doli në një konferencë për shtyp për të thënë se Edi Rama, në kohën që ishte kryebashkiak, u ka dhënë reklama mediave të tij. Por Olldashi tha se Rama nuk ia ka dhënë paratë ZP-së, por gazetës Shekulli.

“Megjithatë le të shikojmë pak çka ka ndodhur në 5 vite të Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga z. Rama.

Vetëm në intervalin 2005-2010, për shtypin e shkruar kemi: 115 milion lekë të dhëna për Gazetën Shqiptare, në kohën kur kjo gazetë ishte pronë e Edisud, pra e z.Karlo Bolino; janë 77 milionë lekë të dhëna për gazetën Shqip, përsëri një organ shumë afër me z. Rama, për mos të thënë politikisht i kontrolluar prej tij.

A i ka dhënë bashkia e z. Rama para gazetës së partisë? I ka dhënë, por këtu ka një keqkuptim të pazakontë të qytetarëve. Sepse ata mendojnë që gazeta e partisë së z. Rama është“Zëri i Popullit”. Në fakt gazeta “Zëri i Popullit” është gazeta e socialistëve shqiptarë, ndërkohë që z. Rama përfaqëson lëvizjen “dumbabiste” në Partinë Socialiste dhe organi zyrtar politik i lëvizjes së z. Rama brenda PS është gazeta “Shekulli”, e cila vetëm në 5-vite ka marrë nga bashkia e z.Rama 98 milion lekë,” tha Olldashi.

Kryetari i PS u përgjigj përmes rrjetit social, Twitter.

“Shpifja është guri i fundit i kësaj qeverie, që i janë shembur themelet e i ka mbetur vetëm t’i gjuajë opozitës me arrogancë e dëshpërim! Ministri i Transporteve shpif për gjurmë që të çojnë tek Bashkia e Tiranës, teksa ujkun e një abuzimi të tij 1 milion euro e sheh tere publiku…

Mjere ky vend për këta ministra të kapur publikisht me presh në duar, që s’japin llogari para publikut për faktet po veç shpifin harbutçe!”

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s