PS kallëzon Olldashin, MPPT: Të zbardhen shpifjet e kokëtulëve politikë

Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht në prokurori, ministrin e Transportit, Sokol Olldashi, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

PS e akuzon Olldashin për shpërndarje të padrejtë të parave për publikime të ndryshme në mediat e shkruara për vitet 2006-2012. Gjithashtu, PS ka paditur edhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Andi Toma.

Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve kanë shpenzuar për këtë hark kohor përkatësisht 16 milionë lekë dhe 161 milionë lekë.

“Nga një analizë e thjeshtë e këtyre shifrave të ndara sipas viteve konstatohet me lehtësi se, përdorimi i këtyre vlerave të mëdha monetare është bërë ekskluzivisht si shpërblime financiar për shtypin ‘proqeveritar’”, pretendon PS, duke shtuar se gazeta ‘RD’, organ zyrtar i PD-së në pesë vitet e fundit ka përfituar 49.6 milionë lekë.

PS gjithashtu denoncon se shuma të konsiderueshme kanë marrë edhe gazeta proqeveritare me tirazh të papërfillshëm.

Socialistët konsiderojnë shkelje ligjore paratë dhëna për RD, duke e cilësuar këtë si financim për partitë politike dhe mohimin e të drejtës kushtetuese të barazisë dhe lirisë së konkurrimit të subjekteve të tjera private në tregun mediatik.

PS cilëson abuziv edhe faktin se ministria ka shpenzuar 1.5 milionë dollarë për reklama dhe njoftime në një kohë kur ka dhjetëra miliona dollarë pa paguar ndaj firmave që kanë kryer punët publike.

 MPPT: Të vihen para drejtësisë, shpifjet e kokëtulëve të PS-së

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar për kallëzimin në prokurori duke e cilësuar këtë si veprimin e duhur pasi “për ditë me radhë është rrekur në mënyrë qesharake të bëjë edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin, pa bërë dot në fakt asnjërin

Në reagimin e MPPT-së thuhet se, “nuk bëhet fjalë për reklamë, por për njoftime shpronësimi” sa i takon fondeve për të cilat PS akuzon se është abuzuar.

Reagimi mbyllet me fjalët se: “Vetëm një hetim i plotë dhe i shpejtë i çështjes së depozituar në prokurori do t’i hapë më tej rrugë vënies përpara drejtësisë për shpifje të imbecilëve politikë që përfaqësojnë vagabondazhin verbal në mjedisin publik”.

Imbecile një fjalë që përdoret për kokëtulët ndërsa në psikologji përdoret për personat me zhvillim të vonë mendor.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s