Balancimi i bordeve të mediave, pakt PD-PS për shqyrtimin e ligjit

Maxhoranca dhe opozita i rikthen konsensusit për të nisur shqyrtimin e projektligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Dje Komisioni i Mediave ka miratuar kalendarin e punimeve për shqyrtimin e projektligjit të ri për mediat, ku parashikohen të zhvillohen katër seanca me ekspertët e Bashkimit Europian dhe të OSBE-së dhe miratimi i projektligjit brenda datës 31 tetor. Një pikë e fortë e debatit do të jetë dhe balancimi i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit (KKRT), që me ligjin e ri pritet të marrë emrin Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Gjithashtu dhe balancimi i Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Vazhdoni leximin

Advertisements

Arrestohet gazetari grek, publikoi “Listën Legarde”

Greqi, ministrat e Financave: Informacioni ilegal, s’mund të përdorej.

Lista, 2059 grekë me llogari në Zvicër, edhe këshilltari i Samaras.

Policia greke ka arrestuar gazetarin Kostas Vaksevanis, drejtor i revistës “Hot Doc”, i cili ka publikuar të shtunën një listë me 2059 emra kompanish dhe individësh grekë që kanë hapur llogari bankare në një bankë HSBC, në Zvicër.  Mediat nga e gjithë bota kanë publikuar lajmin, i cili tregon shkeljen e lirisë së fjalës dhe përpjekjet për të fshehur denoncimin, në kohën kur qeveria greke është zotuar se lufta kundër evazionit dhe korrupsioni janë objektivat kryesore të saj për të rimëkëmbur ekonominë e dërrmuar. Vazhdoni leximin

Arrestohet gazetari që tronditi Greqinë

Në listën “Lagarde” ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilët kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër

Në vitin 2010, Christine Lagarde ia dorëzoi listën Jorgos Papakostandinu, i cili e mbajti të fshehtë.

Gazetari grek Kostas Baksevanis, është arrestuar në shtëpinë e tij në Athinë. Këtë lajm e bëri vetë të ditur gazetari nëpërmjet rrjetit social “Twitter”. Prokuroria kishte lëshuar një urdhër arresti për Baksavanis për shkak të publikimit të listës “Lagarde”. Në këtë listë ndodhen 2059 emra të shtetasve grekë, të cilt kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër. Vazhdoni leximin

Qeveria zvarrit p/ligjin për median, pasi ka interesa klienteliste

Nga Jakup GJOCA

INTERVISTA/ Alfred Dalipi, deputeti i PS-së: “Në Shqipëri nuk respektohet e drejta e pronësisë intelektuale!”

Deputeti i PS-së , Alfred Dalipi, anëtari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, në intervistën për “Telegraf”, pohon se, zvarritja e p/ligjit për Median, është e qëllimshme nga maxhoranca, për shkak të raporteve të  saj klienteliste me media të caktuara. Sipas zotit Dalipi, në Shqipëri është krijuar tradita e mediave të varura nga politike e biznesi. Më keq, Shqipëria nuk respekton pronësinë intelektuale Vazhdoni leximin

A po na “çmend” interneti?

Përpara se të hidhte filmimin  më të shikuar në historinë e internetit, Jason Russell nuk ishte një i apasionuar pas rrjetit. Llogaria e tij në YouTube ishte mbyllur dhe faqet e tij në Twitter dhe Facebook përmbanin disa pak fotografi fëmijësh dhe disa azhornime për kopshtin e shëpisë. Russell ishte ndër ata të bindurit që interneti nuk është bërë “për të kontrolluar se sa njerëz na pëlqejnë”. Kur zakonet e tij teknologjikë e bënin të ndihej “gjeni, i droguar apo një megalloman”, ai shkëpuste spinën për ditë të tëra. Ishte i bindur që “e rëndësishme është të fikësh kompjuterin dhe të bësh dicka në jetën reale”. Vazhdoni leximin