Shalsi: Reklamat, kallëzim penal Olldashit

Nga Bledar Hoti

Skandali, nga 9 milionë USD, pjesën e luanit e mori media pranë qeverisë

Opozita do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, për dhënien e reklamave në 500 mijë USD për organin zyrtar të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”. Një fakt të tillë e bëri publik nënkryetari i grupit të PS-së, Eduard Shalsi, gjatë një prononcimi për “Vizion+”. Ai, pasi për 10 ditë me radhë ka denoncuar me fakte abuzimet e ministrive dhe të enteve shtetërore me reklamat, të cilat i kanë përfituar mediat që bëjnë 24 orë në ditë propagandë pro qeverisë, shprehet se opozita ka fakte se këto abuzime shkojnë në vlera më të mëdha financiare. “Opozita nuk do të mjaftohet me denoncimet publike, por do të bëjë kallëzim penal ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, që ka financuar me 500 mijë dollarë organin zyrtar të PD-së, ‘Rilindjen Demokratike’, si dhe do të thërrasë në interpelancë të gjithë ministrat dhe Kryeministrin”, tha nënkryetari i grupit të PS-së. Shalsi deklaron se këto denoncime janë vetëm maja e ajsbergut, pasi PS-ja ka indicie se abuzimet kanë vlera edhe më të mëdha dhe do të bëhen publike në ditët në vazhdim. Zyrtari socialist shprehet se mbi bazën e dokumenteve që disponon Partia Socialiste, nga 14 milionë dollarë që qeveria i ka shpenzuar për reklama, 9 milionë dollarë amerikanë i kanë marrë mediat e oborrit të Kryeministrit; para këto që janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të fshehur realitetin. Sipas Shalsit, “vetëm në vitet elektorale 2009 dhe 2011, mediat që i shërbejnë qeverisë kanë marrë përkatësisht 3.1 milionë dollarë në zgjedhjet parlamentare dhe 5.8 milionë dollarë në zgjedhjet për pushtetin vendor; duke shkelur çdo kriter shikueshmërie apo tirazhi dhe duke iu dhënë miliona vetëm mediave që i shërbejnë pushtetit, ndërkohë që media të rëndësishme dhe me shikueshmëri të lartë nuk kanë marrë as edhe një reklamë të vetme”. Ministria e Brendshme, e Integrimit, e Transportit (Drejtoria e Rrugëve), e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe Ministria e Punës kanë lëvruar miliona euro së bashku për reklama, duke ua dhënë mediave që njihen si pranë pushtetit. “Këto informacione s’është se nuk i kanë njohur shqiptarët, por ato për herë të parë u jepen qytetarëve në mënyrë të përmbledhur dhe se ku kanë shkuar paratë. Një grup mediatik pranë qeverisë ka marrë pjesën e luanit. Të nxjerrësh buxhete të tilla, në një kohë që Shqipëria është në krizë, kur nuk ka para për ish të përndjekurit. I keni parë ata që s’kanë para për të varrosur shokët e tyre? Apo faktin se të përmbyturit në Shkodër nuk kanë marrë ende fondet e dëmshpërblimit”, theksoi Shalsi. Denoncimet janë bërë publike prej ditësh nga ana e opozitës. Nga ana e saj, qeveria, por edhe ministritë e akuzuara, janë munduar të justifikohen për fondet e lëvruara, duke trumbetuar në të njëjtën kohë se, sipas tyre, “ishte Edi Rama që kur drejtonte Bashkinë e Tiranës reklamat ua jepte mediave pro tij dhe asnjë kompanie tjetër”. Por këto akuza janë cilësuar si të turpshme nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s