Megaskandali, Frangaj mbi 6 milion dollarë nga reklamat. Ja kush do të dënohet për to!

Megaskandali i reklamave qeveritare tregon një trafik të pastër, nëpërmjet të cilit para publike përdoren për të financuar fushata elektorale kundër opozitës, për të financuar hedhjen e baltës mbi opozitën, për të mbajtur me para klientët mediatikë të qeverisë. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga deputeti Eduard Shalsi në një përmbledhje që u ka bërë shifrave dhe fakteve të publikuara deri më tani për këtë skandal.

Sipas deputetit deri tani Partia Socialiste ka zbuluar vetëm një pjesë të abuzimeve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie me paratë publike, por shpërdorimet janë shumë më të mëdha dhe se opozita do të vazhdojë t’i zbulojë dhe demaskojë ato.

“Sot do të bëjmë një përmbledhje të megaskandalit të qeverisë së Sali Berishës mbi shpërdorimin e parave publike për të financuar klane mediatike dhe aktivitete elektorale të Partisë Demokratike.

Çdo fakt apo shifër që kemi publikuar deri tani ka qenë e mbështetur në dokumente zyrtare të firmosura –

Për Ministrinë e Integrimit – nga – Sekretarja e Përgjithshme,

Për Ministrinë e Mbrojtjes – nga – Sekretari i Përgjithshëm,

Për Ministrinë e Bujqësisë – nga – Genc Ruli,

Për Ministrinë e Brendshme – nga – Sekretari i Përgjithshëm,

Për Ministrinë e Arsimit – nga – Myqerem Tafaj,

Për Ministrinë e Turizmit – nga Sekretari i Përgjithshëm,

Për Ministrinë e Transporteve – nga – Sokol Olldashi.

Këto tabela dhe grafikë, në fakt tregojnë një trafik të pastër nëpërmjet të cilit para publike përdoren për të financuar fushata elektorale kundër opozitës, për të financuar hedhjen e baltës mbi opozitën, për të mbajtur me para klientët mediatikë të qeverisë,” tha Shalsi.

Deputeti i PS tha se këto miliona kanë shkuar për interes të një klani shërbëtorësh të pushtetit të Sali Berishës.

“Ja se si i shpenzon paratë e taksapaguesve qeveria, për spote e reklama mediatike, dhe për aktivitete. Shikoni ndryshimin e shpenzimeve për reklama mediatike në vitet elektorale. Dhe si të mos mjaftonte kjo, shikoni ndarjen e fondeve për reklamë, kush e merr pjesën e luanit nga fondet qeveritare. Klani i Promos, apo Promo e Klanit, sidoqoftë, Frangajt.

Ju kemi zbuluar vetëm një pjesë fondeve të ministrive të shpenzuara për reklama, por ka dhe te tjera ministri dhe institucione në varësi që kanë shpërdoruar me të njëjtën papërgjegjshmëri paratë publike dhe kemi arsye të besojmë se shpërdorimet janë shumë më tepër, dhe për nxjerrjen e te cilave do të vijojmë të punojmë.

Milionat e parave të reklamave nuk kanë shkuar për të mirën publike, por për interesa private të oborrit familjar dhe të një klani shërbëtorësh të pushtetit të Sali Berishës.

Natyrisht që media ka një rol të pazëvendësueshëm për të informuar publikun dhe është e domosdoshme të mbështetet. Por për të siguruar një media të lirë dhe të pavarur është e po aq e nevojshme që shpërndarja e parave publike të bëhet në mënyrë të drejtë dhe transparente dhe të mbështetur, jo mbi norma të verbëta politike, por mbi kritere të pastra shikueshmërie dhe tirazhi.

Dhe kjo është ajo që Partia Socialiste do të bëjë me të ardhur në pushtet.

Sepse ne besojmë se sa më e mirë, transparente dhe demokratike qeverisja aq më e lirë do të jetë media, dhe jo siç po ndodh aktualisht ku një qeverisje e keqe po lufton egërsisht për të shkatërruar tregun mediatik dhe median e lirë në Shqipëri,” tha Shalsi.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s