Shalsi: Skandali i reklamës qeveritare, para drejtësisë

Nga Lorenc Rabeta

Në vazhdën e denoncimit të asaj që e quan ‘skandali i reklamës shtetërore’, Partia Socialiste bëri dje publike, 920 mijë euro të shpenzuara nga qeveria Berisha vetëm brenda dy ditëve. Gjatë deklaratës së radhës, deputeti socialist përsëriti se milionat e eurove dërgohen nëpër mediat pranë qeverisë në një çast kur familjet shqiptare gjenden në mizerje të thellë ekonomike, përveç njërës: Asaj të kryeministrit, e cila sipas të majtëve nuk është e prekur nga kriza ekonomike. “Vetëm për dy ditë, Sali Berisha dhe qeveria e tij ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. I mbani mend ato tabelat nëpër semaforët e Tiranës që tregonin kryeqytetet e Europës? Po fishekzjarrët? – 30 ton fishekzjarrë, për t’u treguar shqiptarëve sa të lumtur janë. Po atë ahengun e madh në sheshin “Nënë Tereza”? E pikërisht për një aktivitet të tillë ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë, siç e tregon edhe dokumenti zyrtar, ku për organizimin e eventit janë shpenzuar 91 milionë e 459 mijë lekë të reja, pra 920 mijë USD”, – tha Shalsi, në deklaratën e djeshme.
Shpenzimet e papërgjegjshme
Ndërsa argumentoi se ishte mëse e drejtë që shqiptarët të festonin liberalizimin e listave, për Shalsin janë të pajustifikueshme e të papërgjegjshme kuotat e shfrenuara të shpenzimeve. “Duhet ta festonin shqiptarët liberalizimin e vizave? Natyrisht që po, shqiptarët e meritonin, po kurrsesi në shifra të tilla marramendëse. Në një kohë kur Sali Berisha thotë se nuk kam para për të dëmshpërblyer të përmbyturit e Shkodrës, kur thotë se nuk ka para për të kompensuar pronarët e tokës, kur u pret fondet të verbërve, tetra dhe paraplegjikëve, kur nuk u jep para ish-të përndjekurve, shpenzon miliona euro”, – tha Shalsi. Deputeti i majtë theksoi, se për këto shpenzime të shfrenuara e klienteliste, “kjo qeveri dhe Sali Berisha meritojnë dhe duhet të marrin dy leksione: Një nga populli me votë dhe një nga drejtësia”.
Reagon Ministria e Integrimit
Ndaj akuzave të socialistëve reagoi dje Ministria e Integrimit, duke i quajtur trillime të mirëfillta denoncimet e së majtës. “Dje, Partia Socialiste ka vijuar me trillimet e saj lidhur me fushatat informuese të Ministrisë së Integrimit, që në të vërtetë janë kryer në respekt të plotë të ligjit dhe detyrimit të institucioneve shqiptare për informimin e publikut”, – u shpreh zëdhënësja e MIE-s, Alida Beqiraj. “Sipas saj, në vetëm dy ditë Sali Berisha dhe qeveria e tij ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë; për më tepër informacionet që stafi i PS-së i servir si zbulime, janë vetëm pjesë të shkëputura me hile, nga informacioni që vetë Ministria e Integrimit i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë më 29 maj 2012, bazuar në kërkesën e deputetëve socialistë. Ministria e Integrimit nuk ka asgjë për të fshehur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s