Ministritë rrëzojnë me fakte, akuzat e PS-së për spotet

Ministria e Transporteve doli dje ne nje konference per shtyp ku tha se kjo eshte dalja e dyte dhe perfundimtare per spotet dhe publikimet e tjerra qe ky dikaster ka bere ne media gjate shtate viteve te fundit. Zedhenesja e MPPT, Arminda Qylafku tha se u detyrua te dale serish ne media, “pasi spekulimi i zotit Edi Rama, me gjoja skandalin e reklamave te qeverise vazhdon ende, si nje shenje e mungeses totale te mendimit politik, alternatives, mencurise dhe ndershmerise se opozites dhe kryetarit te saj”.

Per t’i dhene fund nje here e mire ketij debati pa kuptim, MPPT evidentoi dje se qe nga viti 2005 e deri me sot, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe institucionet e saj te varesise, kane shpenzuar ne botime, 177 milione leke. Ne kete shume, 113 milione leke, ose 64. %, e zene njoftimet e shpronesimit, 27 milione leke, ose vetem 15 % e zene spotet informuese, 23 milione apo 13 % e zene njoftimet per prokurime publike, 14 milione ose 8 % e zene njoftimet per koncesione. Sikurse duket qarte nga shifrat, pjesen kryesore, me 64 per qind te fondit total, e zene njoftimet per shpronesime.

MPPT veren ketu se “botimi i njoftimeve per shpronesim ne gazetat e perditshme nuk eshte nje deshire e ministrit, apo e cilitdo zyrtar, por eshte nje detyrim ligjor”. Ndersa ne perpjekje per te qene sa me e qarte dhe transparente me publikun, MPPT tha: “Per kedo qe nuk e ka ende te qarte ritheksoj se botimet e bera nga ministria jane njoftime per shpronesim per interes publik, apo, me qarte akoma, lista e pronareve qe preken nga veprat publike, pjesa e pasurise qe preket dhe cmimi qe shteti u paguan pronareve per pasurine qe prek rruga, ujesjellesi, kanalizimet, impianti i pastrimit te ujerave, vendgrumbullimi i mbetjeve, apo vepra te tjera qe u sherbejne te gjitheve”.

MPPT ka hyre ne detaje te panevojshme per qytetaret por duke kembengulur per transparence, kur evidentoi dje edhe se “jane 105 vendime shpronesimi qe prekin rreth 11 mije qytetare, qe jane botuar ne te perditshmet e vendit, ne perputhje me kerkesat e ligjit, qe e detyron ministrine qe t’i botoje njoftimet e shpronesimit ne dy gazeta me tirazh kombetar”. Dhe e verteta eshte se njoftimet per shpronesim publik jane botuar ne te gjitha te perditshmet ne vend, “Panorama”, “Koha Jone”, “55”, “Tema”, “RD”, “Standard”, “Telegraf”, “Gazeta Shqiptare”, “Metropol”, “Expres”, “Mapo”, “Republika”, “Korrieri”, “Sot”, “Albania”, “Shekulli”, “Shqip”, “Ballkan”.

Ne kete aspekt, ministria pohon se ka respektuar ne menyre rigoroze ligjin dhe thote se “eshte e gatshme ta vere te gjithe dokumentacionin dhe proceduren ne dispozicion te kujtdo, sikurse e kemi vene ne dispozicion edhe te Partise Socialiste, menjehere sapo u kerkua prej tyre”.

Nisur nga faktet e permendura dhe duke bere krahasim me vend, MPPT veren: “Z.Rama, nuk mundet te genjeje diten per diell, kur vete ai, ne te gjitha vitet qe ka drejtuar bashkine e Tiranes, ka publikuar njoftime vetem ne tre gazeta, “Shekulli”, “Shqip” dhe “Gazeta Shqiptare”. Megjithate MPPT thote se “sigurisht, as kjo qe ka bere zoti Rama nuk eshte shkelje e ligjit, por eshte qartesisht klientelizem”.

E verteta e spoteve, mese e qarte

Per sa u perket spoteve, gjithsej jane bere tre spote, me nje vlere prodhimi dhe transmetimi prej 27 milione leke. Nje prej tyre eshte bere nga kompania “Media Print”, nje nga kompania “Vatra” dhe nje nga kompania “Promo”. Te tre spotet, u jane nenshtruar procedurave konkurruese, gje qe duket edhe nga fakti se te tre jane fituar nga shoqeri te ndryshme. Te tre spotet jane bere ne vjeshten e vitit 2008, shume larg fushatave, gje qe rrezon pretendimin se jane perdorur per qellime elektorale. Kane pasur per qellim informimin e publikut dhe vetem kaq. Promo, ka pergatitur vetem nje spot, ne baze te procedurave ligjore konkurruese qe rregullojne kete ceshtje. “Kjo eshte kontrata, me nje vlere gjithsej 397 mije leke”, – evidentoi para mediave, MPPT.

Cfare jane 190 milione leket qe permend Edi Rama?

Se pari, nuk jane 190 milione, por 19 milione dhe kjo eshte genjeshtra e pare e dhjetefishte e zotit Rama.

Se dyti, jane para qe nuk kane shkuar ne xhepat e kompanise “Promo”, por ne llogarite e tre televizioneve kombetare, “TVSH”, “Klan”, “Top Channel”.

Duke nxjerre te verteten, MPPT ka publikuar dje per mediat edhe dy kontratat qe vertetojne se 19 milione leke u paguan per te transmetuar dy spote. I pari 40 sekonda, per 31 dite transmetim ne “TVSH”, 31 dite transmetim ne “Klan” dhe 31 dite transmetim ne “Top Channel”. Kurse i dyti, 30 sekonda, per 31 dite transmetim ne “TVSH”, 31 dite transmetim ne “Top Channel” dhe 31 dite transmetim ne “Klan”. “Pra, kemi qene te barabarte ne shperndarje, duke respektuar nje kriter te ndershem, sikurse eshte ai i televizioneve kombetare”, – tha zedhenesja e MPPT.

Kurse duke krahasuar me menyren si ka punuar Rama ne krye te bashkise me te madhe ne vend, tha: “Ndryshe nga zoti Rama, qe ka ndjekur linjat klienteliste te perdorimit te pushtetit per te influencuar shtypin, pasi ne te gjitha vitet qe ka drejtuar bashkine e Tiranes, ka publikuar njoftime vetem ne dy televizione lokale, “Vision+” dhe “Nees 24”, dhe vetem ne nje televizion kombetar, “Top Channel”, ne u jemi drejtuar tre televizioneve kombetare, atyre qe kane audiencen me te larte dhe qe prekin me shume qytetare”.

Ne kete pike ministria e drejtuar nga Sokoll Olldashi arrin ne kete perfundim: “Zoti Rama nuk mund dhe nuk duhet te genjeje diten per diell, qofte edhe duke keqperdorur z. Shalesi, apo samarxhinj te tjere, pasi genjeshtrat nuk jane ajo cka presin socialistet prej tij, gjithmone nese ka mbetur ende ndonje qe pret”.

Shifrat reale

Qe nga viti 2005 e deri me sot, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe institucionet e saj te varesise, kane shpenzuar ne botime, 177 milione leke.

Ne kete shume:

– 113 milione leke, ose 64. %, e zene njoftimet e shpronesimit

– 27 milione leke, ose vetem 15 % e zene spotet informuese,

– 23 milione apo 13 % e zene njoftimet per prokurime publike,

– 14 milione ose 8 % e zene njoftimet per koncesione.

Sikurse duket qarte nga shifrat, pjesen kryesore, me 64 per qind te fondit total, e zene njoftimet per shpronesime.

Te gjitha gazetat kane marre publikime

Njoftimet per shpronesim publik jane botuar ne te gjitha te perditshmet ne vend, “Panorama”, “Koha Jone”, “55”, “Tema”, “RD”, “Standard”, “Telegraf”, “Gazeta Shqiptare”, “Metropol”, “Expres”, “Mapo”, “Republika”, “Korrieri”, “Sot”, “Albania”, “Shekulli”, “Shqip”, “Ballkan”.

Ministria e Integrimit: Shperndarja e spoteve, konform rregullave

Partia Socialiste ka vijuar me trillimet e saj lidhur me fushatat informuese te Ministrise se Integrimit, qe ne te vertete jane kryer ne respekt te plote te ligjit dhe detyrimit te institucioneve shqiptare per informimin e publikut. Nisur nga ky fakt, ministria e Integrimit tha dje se ne ate qe Rama nepermjet Shalsit e serviri si zbulim te madh, nuk ka asgje anormale, asgje kunder ligjit apo rregullave qe perdoren per shperndarjen e reklamave. Alida Beqiraj, zedhenese e MIE, doli dje para mediave: “Transmetimi ne kanalet televizive kombetare sipas fondeve ne dispozicion; per me teper informacionet qe stafi i PS-se i servir si zbulime, jane vetem pjese te shkeputura me hile, nga informacioni qe vete ministria e Integrimit i ka derguar Kuvendit te Shqiperise me 29 maj 2012, bazuar ne kerkesen e deputeteve socialiste”, – pohoi Beqiraj. Kurse shtoi: “Ministria e Integrimit nuk ka asgje per te fshehur. Tre TV kombetare “TVSH”, “Klan TV” dhe “Top Channel” kane transmetuar, shperndare ne menyre te barabarte, nga 70 here secili spotin TV te prokuruar. Shto ketu qe kompania “Top Media” ka perfituar ndryshe nga 2 TV e tjera kombetare dhe, transmetimin e spoteve radiofonike ne “Top Albania Radio”. Pra, sic shihet, shperndarja eshte bere konform rregullave, me ndarje te barabarte pa perjashtuar asnje televizion kombetar nisur nga politika redaksionale apo anesimet partiake”.

MIE evidenton edhe faktin se Kontrolli i Larte i Shtetit e ka konfirmuar shperndarjen korrekte dhe perdorimin efektiv te fondeve buxhetore per blerjen, prodhimin dhe transmetimin e spoteve publicitare ne mediat e shkruara dhe ato radiotelevizive ne raportin e tij te dates 30. 09. 2011 per Ministrine e Integrimit.

Me tej, MIE shtron disa pyetje per kreun socialist qe per 11 vjet drejtoi bashkine e Tiranes: “Ajo qe Rama nepermjet Shalsit nuk thote dot, eshte: Pse nga viti 2006 deri ne 2011, Rama i ka shperndare fondet e marra nga taksapaguesit e Tiranes vetem ne 3 TV perkrahese te tij: “Top Channel”, “Vizion+” dhe “Nees 24”?

Pse Rama i ka shperndare per 5 vjet fondet e Bashkise vetem tek 3 media te shkruara: “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip”?

A mundet Rama dhe Shalsi te na tregojne qofte edhe nje spot te vetem te shperndare ne media jombeshtetese te tij?

Nje sugjerim per Edi Ramen

Nisur nga kjo situate, MIE sugjeron se Partia Socialiste duhet t’i jape fund mashtrimeve dhe interpretimeve te paverteta lidhur me fushatat informuese dhe veren: “Integrimi eshte axhende kombetare dhe Edi Rama duhet ta deshmoje kete cdo dite! Jo me shpifje, dezinformim, bojkot dhe hedhje balte imazhit te vendit, por me pergjegjshmeri politike dhe angazhim”.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s