Shalsi: Spotet, qeveria po rrënon median e lirë

Partia Socialiste ka vijuar edhe dje të servirë fakte të reja mbi atë që e quan “skandali i reklamës shtetërore”, ku sipas saj janë përfshirë pothuajse të gjitha ministritë e qeverisë Berisha. Paralelisht, akuzat e PS-së u drejtuan edhe ndaj mediave, të konsideruara prej saj pranë qeverisë, të cilat sipas saj hedhin baltë dhe dezinformojnë publikun me porosi të kryeministrit Berisha. Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi, qeveria nuk u përgjigjet akuzave të opozitës, “pasi nuk ka me çfarë të mbrohet përballë këtij skandali”. Ndaj dhe ai kërkoi nga Berisha “të mos fshihet, të japë llogari dhe t’u shpjegoj shqiptarëve se pse paratë e tyre janë shpërdoruar për të financuar Partinë Demokratike. Ti jap llogari se pse ka ushqyer klientët e familjes, me qëllimin e vetëm për të rrënuar median e lirë në Shqipëri”. Shalsi deklaroi gjithashtu se “Olldashi nuk mohoi që kishte pasur kurajon që të financonte RD-në me 500 mijë dollarë. Nuk mohoi që ministria e Mbrojtjes i kishte dhenë 110 mijë euro Frangajve, dhe po ashtu edhe ministria e Brendshme iu kishte dhënë miliona euro, po prapë Frangajve”, – tha ai. Madje pas denoncimit për shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Punëve të Brendshme apo Ministrinë e Transporteve, për të reklamuar veten në televizionet pranë qeverisë, Shalsi dha shifra të tjera për shpenzimet e kryera nga Ministria e Integrimit, që sipas tij shkojnë në 170 mijë dollarë. Shalsi iu referua edhe Drejtorisë së Rrugëve, e cila sipas tij ka shpenzuar 18.9 milionë lekë, duke ia dhënë të gjitha spotet kompanisë Promo. Sipas tij, grupi mediatik pranë kryeministrit Berisha përfiton 65 % të fondeve, ndërsa të gjitha mediat e tjera së bashku dhe ato ndërkombëtare fitojnë 35%.
REAGIMI I QEVERISË
Menjëherë pas deklaratës së deputetit socialist Eduard Shalsi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Brisha, i cili sqaroi përmes zëdhënëses së tij Erla Mëhilli se spotet qeveritare janë shpërndarë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike. Sipas zëdhënëses Mëhilli, “këto ditë kreu i PS-së, është rikthyer te politika e bllokimit, por dhe e bllofeve dhe e trillimeve si alternativë kryesore e tij”. Sipas tij “në të gjitha fushatat informuese të këtij institucioni gjithçka është bërë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike dhe se spotet televizive u janë shpërndarë 3 televizioneve kombëtare TVSH, TV Klan dhe Top Channel , kurse njoftimet në mediat e shkruara janë shpërndarë në të gjitha mediat pa asnjë dallim”, – u shpreh Mëhilli. Madje kryeministria iu përgjigj me kundërakuza deklaratave të opozitës por edhe sulme ndaj disa mediave të pavarura, duke pretenduar se “kreu i Partisë Socialiste, i cili nga viti 2006 deri ne vitin 2011 si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të gjitha reklamat, njoftimet televizive dhe ato në mediat e shkruara të vendit në tërësinë e rasteve ja u dhuroi etëm 1 televizioni kombëtar dhe 2 televizioneve lokale që ai kontrollonte, përkatësisht Top Channel, Neës 24 dhe Vizion + si dhe 3 gazetave të tij gazetës Shekulli, Gazetës Shqiptare dhe Shqip”, – u shpreh Mëhilli.
EDI RAMA
Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar në lidhje me të ashtuquajturin “skandal të reklamave” shtetërore, duke e quajtur të turpshëm reagimin e e kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar si hajdut dhe shpifës. “Reagimi i KM për skandalin e financimit përmes mediave të pushtetit, po aq i turpshem sa skandali! Hajdutë që bërtasin kapni hajdutin! Dhe jo vetëm po edhe sulmon si skuth TCH,V+ e N24 si ekrane të kontrolluara nga opozita, duke shpifur si zakonisht për t’i ikur të vërtetës”,- komentoi Rama në faqen e tij personale në rrjetin social të Twitter-i

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s