Reklamat, Ministria e Transporteve: PS mashtron

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste për abuzime me reklamat në këtë dikaster duke folur për një “mashtrim të pacipë me qëllimin e thjeshtë spekulativ.

Përmes një deklarate për shtyp Ministria tha se spotet në bazë të procedurave ligjore konkuruese janë fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania  “Media Print” dhe jane prodhuar prej tyre, ndërsa kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit.

Ministria e Transporteve pohon se aktiviteti i saj është tërësisht transparent dhe përgëzoi ironikisht deputetin socialist Shalsi për “aftësinë” e tij për të recituar pa folur dhe për të folur pa menduar.

Në vijim deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve:

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, prej dy ditësh po përpiqet të ngrejë një zhurmë të paqënë për gjoja skandalin e reklamave në shtyp nga Ministria e Transporteve.

Jam sot perpara jush për të deklaruar se gjithcka është një mashtrim i pacipë me qëllime thjesht spekulative.

Përsa i përket spoteve sqaroj se, spotet në bazë të procedurave ligjore konkuruese janë fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania “Media Print” , dhe janë prodhuar prej tyre, kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit.

Pra shuma që në mënyrë të paturpshme nga z. Shalsi pretendohet se i është dhënë kompanisë “Promo” është shpërndarë në fakt mes tre televizioneve kombëtare,Televizionit Shqiptar, Televizionit Klan dheTelevizionit Top Channel.

Në spotin e parë vlera prej 6.2 milion është ndarë; 1.8 milion Top Channel dhe 4.4 milion dy televizioneve të tjera kombëtare. Në spotin e dytë me vlerë 7.6 milion lekë; 4.9 milion janë ndarë mes dy televizioneve kombëtare , TVSH dhe Klan dhe 2.7 milion pra më shumë se 30% kanë shkuar përTop Channel.

Përsa i përket gjoja fondeve të dhënë gazetave sqaroj se, nuk bëhte fjalë për asgjë tjetër përvec se për njoftimet e shpronësimit që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve bën në mënyrë frekuente.
Pika 1 e nenit 15 të ligjit “Për Shpronësimin për interes publik” e detyron ministrinë të publikojë njoftimet e shpronësimit në Fletoren Zyrtare dhe në dy gazeta.

Në respektim të këtij detyrimi ligjor, ministria ka publikuar njoftime për shpronësim në gazetat:

Gazeta Shqiptare
Gazeta Shqip
Gazeta KohaJone
Gazeta Metropol
Gazeta Ballkan
Gazeta Sot
Gazeta 55
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Korrieri
Gazeta Panorama
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Albania
Gazeta Republika
Gazeta Mapo

Z. Shalsi nuk ka kapur askënd gafil pasi letra që ai tund në mënyrë të pamencur nuk është gjë tjetër vecse përgjigjia zyrtare që z. Olldashi ika dërguar z. Brace pas kërkesës së këtij të fundit për informacion.

Ministria ka qënë tërësisht transparente sepse nuk ka asgjë për të fshehur, ndaj mesa duket informacioni i dërguar z. Brace i është dhënë për t’u përdorur z. Shalsi, i cili është për t’u përgëzuar për aftësinë e tij për të recituar pa folur dhe për të folur pa menduar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s