Olldashi: Ja si gënjeu Edi Rama për reklamat

Tirane – Ish-nenkryetari i bashkise se Tiranes, aktualisht deputet i Partise Socialiste, ose sic njihet ndryshe, shqalsi i rames, ka shkelur ligjin duke manipuluar ne menyre te qellimshme te dhenat zyrtare te ofruara nga qeveria mbi publikimet e dikastereve shteterore. Ministria e Puneve Publike dhe Territorit, ka zbardhur dje faktet reale ne lidhje me keto publikime, duke evidentuar shifrat qe kane perfituar organet mediatike shqiptare nga te gjithe krahet politike qe mbeshtesin.

Spotet televizive, mashtrimi i madh i Shalsit

Prej disa ditesh, ne mediat qe mbeshteteshin nga shqalsi i Rames dhe Rama vete kur qe te dy drejtonin bashkine, po trumbetohen deklaratat abuzive te Shalsit ku pretendohet se televizioni Klan ka perfituar te gjitha fondet e dhena per publikime qe lidheshin me fushata sensibilizimi, te nevojshme per te informuar publikun shqiptar. Shalsi vecoi kompanine “Promo” duke thene se ishte ajo perfituese e vetme e prodhimit te spoteve dhe televizionin Klan si transmetues te vetem te tyren dhe pse e verteta flet ndryshe, pikerisht ashtu sic Shalsi eshte informuar zyrtarisht nga MPPT, por qellimshem fshehu te dhenat duke publikuar vetem mediat qe kane per president dhe botues Frangajn.

MPPT nxori dje te verteten: “Per sa i perket spoteve, ne baze te procedurave ligjore konkurruese jane fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania “Media Print” dhe jane prodhuar prej tyre. Kompania “Promo” ka prodhuar vetem nje spot ne vleren 397 mije leke, pra vetem nje nga tre spotet e porositura nga ministria. E njejta kompani ka bere distribucionin ose me sakte shperndarjen, per dy spote ne televizionet e ndryshme te vendit. Pra shuma qe ne menyre te paturpshme nga z. Shalsi pretendohet se i eshte dhene kompanise “Promo” eshte shperndare ne fakt mes tre televizioneve kombetare, Televizionit Shqiptar, Televizionit Klan dhe Televizionit Top Channel”.

Me tej MPPT detajon: “Ne spotin e pare vlera prej 6.2 milione leke eshte ndare; 1.8 milion Top Channel dhe 4.4 milione dy televizioneve te tjera kombetare. Ne spotin e dyte me vlere 7.6 milione leke; 4.9 milione jane ndare mes dy televizioneve kombetare, TVSH dhe Klan dhe 2.7 milione, pra me shume se 30% kane shkuar per Top Channel”.

Gazetat, abuzimi i Shalsit edhe me i rende

Edhe me e rende dhe me penalizuese nga ligji, eshte menyra si z.Shalsi ka raportuar te dhena zyrtare nga MPPT per publikimet e saj ne gazeta. Ai doli ne media dy dite me pare me nje faksimile shkrese te MPPT ku ne fakt ishin prere pjeset per mediat e tjera te shkruara, dhe per shtypin e kamerat u dhane per fokusim vetem pjeset ku evidentohej “Koha Jone” dhe dy gazeta te tjera, si perfitues te publikimeve dikasteriale dhe drejtorive prane saj. E verteta e vene ne dukje ne shkresen e MPPT eshte se jane plot 15 gazeta te perditshme dhe jo tre, ato qe kane marre publikime nga keto institucione. Qe te gjitha keto gazeta, kane publikuar asgje me shume, por shpronesimet e pronareve per shkak ndertimi veprash publike. Dhe publikimi i ketyre listave ishte dhe mbetet nje detyrim ligjor per te informuar njerezit ne lidhje me vendimet e marra. Ca me keq akoma, Shalsi publikoi vetem emrin e “Koha Jone” dhe dy te perditshmeve te tjera, “RD” dhe “%%”, ne menyre cinike, kur fare qarte e dinte dhe shihet ne shkresen e MPPT, se gazeta te tjera qe jane prane qeverise apo qe rreken te pretendojne se jane te pavarura, kane marre publikime nga institucionet e mesiperme dhe te tjera, po ashtu shteterore, shume here me teper.

Duke iu referuar te dhenave zyrtare qe Shalsi i njeh mire por thjesht i manipulon dhe keqperdor, MPPT zbardhi per publikun edhe kete fakt: “Per sa i perket gjoja fondeve te dhene gazetave sqaroj se, nuk behet fjale per asgje tjeter pervecse per njoftimet e shpronesimit qe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ben ne menyre frekuente. Pika 1 e nenit 15 te ligjin “Per Shpronesimin per interes publik” e detyron ministrine te publikoi njoftimet e shpronesimit ne Fletoren Zyrtare dhe ne dy gazeta. Ne respektim te ketij detyrimi ligjor, ministria ka publikuar njoftime per shpronesim ne gazetat “Shqiptare”, “Shqip”, “Koha Jone”, “Metropol”, “Ballkan”, “Sot”, “55”, “Standard”, “Tema”, “Korrieri”, “Panorama”, “Rilindja Demokratike”, “Albania”, “Republika” dhe “Mapo”.

Duke zbuluar keshtu krejtesisht te verteten e letres qe Shalsi e publikoi te copetuar keto kater ditet e fundit, duke fshehur gjithe cnuk i interesonte, MPPPT thote: “Z. Shalsi nuk ka kapur askend gafil pasi letra qe ai tund ne menyre te pamencur nuk eshte gje tjeter vecse pergjigjja zyrtare qe z. Olldashi i ka derguar z. Brace pas kerkeses se ketij te fundit per informacion. Ministria ka qene teresisht transparente sepse nuk ka asgje per te fshehur, ndaj mesa duket informacioni i derguar z. Brace i eshte dhene per t’u perdorur z. Shalsi, i cili eshte per t’u pergezuar per aftesine e tij per te recituar pa folur dhe per te folur pa menduar”.

Publikimet e MPPT ne gazeta

Gazeta Shqiptare

Gazeta Shqip

Gazeta Koha Jone

Gazeta Metropol

Gazeta Ballkan

Gazeta Sot

Gazeta 55

Gazeta Standard

Gazeta Tema

Gazeta Korrieri

Gazeta Panorama

Gazeta Rilindja Demokratike

Gazeta Albania

Gazeta Republika

Gazeta Mapo

Zhurme abuzive

Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi, prej dy ditesh po perpiqet te ngreje nje zhurme te paqene per gjoja skandalin e reklamave ne shtyp nga Ministria e Transporteve. Gjithcka eshte nje mashtrim i pacipe me qellime thjesht spekulative. Per me teper, Shalsi mund te perballet dhe me akuzen e keqperdorimit te dokumenteve zyrtare qe parashikohet nga Kodi Penal dhe sanksionon ndeshkime sipas ligjit, pasi ka bere selektim te dokumentit shkresor ne menyre te qellimshme

Kodi Penal

Seksioni: Falsifikimi i dokumenteve

Neni 186

Falsifikimi i dokumenteve

(ndryshuar me ligjin nr. 9188, date 12.2.2004, neni 4)

Falsifikimi ose perdorimi i dokumenteve te falsifikuara denohet me burgim deri ne tre vjet dhe me gjobe nga dyqind mije deri ne gjashteqind mije leke.

Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here apo ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne kater vjet dhe gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s