Shalsi: Ministria e Bujqësisë, 400 mijë USD për reklamat zgjedhore

Skandali

Në vijim të akuzave të opozitës për reklamat shtetërore në favor të televizioneve proqeveritare, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, bëri publike faktet e abuzimit nga Ministria e Bujqësisë me fondet shtetërore. “Ky dokument tregon se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për reklama. Dhe a e dini kur, në vitin 2009 dhe në vitin 2011, vite zgjedhore. Të gjithë e dinë vitin 2009 ç’ngjau, po ashtu edhe në vitin 2011. E pikërisht, në këto vite Ministria e Bujqësisë na shpenzoka 400 mijë dollarë për reklama, me justifikimin qesharak ‘për të bërë të njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar’. Nuk kanë para për të bërë thertore kafshësh, ndërkohë që janë të gatshëm të therin paratë publike për të ushqyer klanin e tyre të pangopur. Kjo është e vërteta të cilën ne po ua zbulojmë shqiptarëve përditë. Si gjithmonë nuk mund të bënte përjashtim edhe në këtë ministri kompania ‘Promo’ e klanit familjar, ndërkohë që figuron edhe një tjetër kompani, ‘Cover Media’, natyrisht jo e rastësishme në përzgjedhje. Asgjë nuk është e rastësishme në këtë qeveri”, tha në konferencën për shtyp, Shalsi.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s