“Parajsa” që TVSH na servir përditë

Nga Benard Ago

Benjamin Franklin thotë: Dy gjëra janë të sigurta në këtë botë, të cilave njeriu nuk mund t’u shmanget: vdekja dhe taksat. Në fakt, edhe sikur ato taksa të shkonin në punët më të dobishme për publikun, përsëri me qejf të madh nuk do i jepnim. Po kur kjo taksë shkon kot? Shembulli tipik është Televizioni Publik Shqiptar. Duhet të paguajmë për një produkt që jep, por që pakkush e merr, duke mos e merituar atë taksë speciale, pasi nuk e justifikon dot me programacionin që del nën siglën TVSH-së. Më shumë është kthyer në një organ të PD-së, lajmet për opozitën jepen në një formë a thua se po jepen lajme nga fronti armik.

E përveç kësaj, për të qenë akoma të saktë, përdoret si qetësues i paparë, duke tejçuar për publikun vetëm investime, rritje ekonomike e njerëz të lumtur. Kështu ndodh nëse telekomanda gabimisht ndalon te ky stacion televiziv. Por kjo nuk zgjat shumë. Efektet e këtij qetësuesi bien, porsa del jashtë derës së shtëpisë, ku duhet të prekësh realitetin, pa logo, pa kamera, pa regji, jo në HD, veçse nën kamerën që ta ka dhënë natyra, syrin tënd. Do të shohësh çmimet, papunësinë, varfërinë, pesimizmin. Po pse TVSH-ja është në këtë gjendje? Pse janë vetëm eventet e mëdha sportive një herë në katër vjet, apo një herë në vit Eurosong, për të kujtuar këtë televizion, që në fakt duhet të ketë vendin e tij në tregun mediatik shqiptar. Çdokush do dëshironte që ajo të kishte shikueshmëri maksimale, madje dhe televizionet private do donin ta kishin konkurrent të fortë.

Sepse TVSH-ja ka një status të veçantë, historinë, pa harruar se është pasuri kombëtare. Financimet nuk i mungojnë, as teknologjia e eksperienca, por çatia i pikon tjetërkund. Këtu në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ku s’bëjnë përjashtim edhe drejtuesit e TVSHsë, si metodë punë kanë bindjen e përkushtimin e plotë ndaj shefit. Nëse shefit i bën qejfin, ti e ke bërë 8-orëshin tënd të punës. Edhe pse ajo që po bën nuk ka lidhje me punën. Ky sistem i të punuarit ka zënë rrënjë këtu. Është faji i atij që kërkon të përkëdhelet, e më pak më pak faji i vartësit, megjithëse duhet të jetë lufta e këtyre të dytëve për të ndryshuar filozofinë e të parëve. Në rastin konkret, Berisha gëzohet, i bëhet qejfi nëse e sheh vetveten në ekran nga mëngjesi në darkë dhe për këtë TVSH-ja kujdeset në maksimum. Por nëse i pëlqen Berishës, kjo nuk do të thotë se i pëlqen dhe publikut. Në anën tjetër, nëse aty del Shqipëria, po aq e zhvilluar sa dhe landi i Bavarisë apo kantonet zvicerane, po me aq investime sa edhe në Shangai, kjo nuk do të thotë se publikut i janë paralizuar shqisat, nuk kupton, nuk shikon apo nuk nuhat botën reale. Njëanshmëri, kryeministër, pa harruar dhe bollëk, kjo është ajo që mbush kohën televizive në TVSH. Domosdo nuk ka vend për idetë, që atij televizioni nuk i mungojnë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s