Genc Ruli i dha vëllait të Frangajt 400 mijë dollarë reklama

Deputeti socialist, Eduard Shalsi ka denoncuar një tjetër skandal me reklamat shtetërore. Këtë herë ai denoncoi skandalin me Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka shpenzuar 400 mijë dollarë për reklama në vitet zgjedhore. Deputeti socialist hedh poshtë tezën e kryeministrit Sali Berisha, për një qeveri në dietë. Shalsi tha se kjo ministri i ka shpenzuar këto para vetëm në vitet 2009 dhe 2011, me motivacionin qesharak për të bërë njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar.

“Ministria që e ka lënë fshatin në pikë të hallit dhe ankohet vazhdimisht për mungesë buxheti na paska para për të shpenzuar për reklama?! Në kushtet e thatësirës ku kjo qeveri dhe kjo ministri nuk ka marrë asnjë masë, lëre pastaj infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Ky dokument tregon se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për reklama. Dhe a e dini kur? Në vitin 2009 dhe në vitin 2011, vite zgjedhore. Të gjithë e dinë vitin 2009 ç’ngjau, po ashtu edhe në vitin 2011. E pikërisht, në këto vite, Ministria e Bujqësisë na shpenzoka 400 mijë dollarë për reklama, me justifikimin qesharak për të bërë të njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”, deklaroi Shalsi. Edhe kësaj radhe paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përfituar nga kompania “Promo shpk”, por edhe një tjetër kompani, e quajtur “Cover Media”. “Ministria e Bujqësisë është në vështirësi fondesh kur bëhet fjalë për të ndihmuar fshatin, që e ka lënë në ditë të hallit, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për t’i dhënë paratë e taksapaguesve për të ushqyer një televizion që i shkon pas oreksit qeverisë dhe kryeministrit. Ky institucion ka harxhuar para për reklama qeveritare të pakuptimta dhe të panevojshme veçanërisht në vite elektorale”, u shpreh Shalsi.

Mashtrimi
Deputeti Shalsi, ndër të tjera deklaroi edhe mashtrimin e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, me fshatarët. Sipas tij, ai u kishte premtuar fshatarëve lehtësira në taksa dhe në karburant, por nuk e mbajti premtimin me pretekstin se nuk ka para. “Kjo qeveri dhe kjo ministri që u premtoi fshatarëve që do t’i rimbursonte me 6 % TVSH për shitjen e produkteve bujqësore, mashtrim. Kjo ministri që u premtoi fermerëve se nuk do t’ua shiste karburantin me më shumë se 40 lekë për litër, gënjeshtër e madhe. Nuk kanë para për të bërë thertore kafshësh, ndërkohë që janë të gatshëm të therin paratë publike për të ushqyer klanin e tyre të pangopur. Kjo është e vërteta të cilën ne po ua zbulojmë shqiptarëve përditë. Si gjithmonë nuk mund të bënte përjashtim edhe në këtë kompania Promo e Klanit familjar, ndërkohë që figuron edhe një tjetër kompani, Cover Media natyrisht jo e rastësishme në përzgjedhje. Asgjë nuk është e rastësishme në këtë qeveri”, deklaroi Shalsi. Ai paralajmëroi të tjera skandale të qeverisë, që do t’i denoncojë në ditët në vijim

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s