Skandali i reklamave shtetërore, PD kundër hetimit

Mazhoranca nuk e ka votuar kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor i cili do të merrej me shpërndarjen e reklamave shtetërore. Dje në Komisionin e Medias është folur dhe debatuar gjatë mbi skandalin që ka shpërthyer me fondet prej miliona dollarësh të shpërndara vetëm në të ashtuquajturat “Mediat e Qeverisë’.
Liria e medias
Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj, tha se shpërndarja e reklamave ndikon direkt ne lirine e medias. “Merrni raportin e Departamentit të Shtetit dhe të agjencive të tjera të specializuara për lirinë e medias, çështjen e reklamës shtetërore e fusin te kapitulli i medias. Pse? E fusin aty se ka të bëjë me lirinë e shprehjes, pra ka të bëjë me lirinë e medias dhe ne vetëm nga kjo perspektivë duhet të kërkojmë informacion, jo nga perspektive ekonomike, që me të drejtë e përmendët. Kur mediat vihen në mënyrë të pabarabartë në treg, cënohet pra liria e medias”, tha Leskaj.
Opozita
Ndërsa deputeti Alfred Dalipi kërkoi që të bëhen publike të gjitha procedurat për shpërndarjen e reklamave në mediat shqiptare, në një kohë që kriteri kryesor, është shikueshmëria. “Unë dëshiroj që Komisioni të kërkonte zyrtarisht pranë këtyre tre Ministrive informacion zyrtar që ne të kemi në dorë mundësisht të gjitha praktikat e përdorura nga këto Ministri lidhur me fondet qeveritare që janë përdorur për reklamimin e mediave, përzgjedhjen që u bëhet këtyre mediave nga këto dikastere”, tha Dalipi.
Komisioni hetimor
Gjithashtu opozita tha se nëse konstatohen abuzime, duhet të ngrihet një Komision Hetimor për këtë çështje, pasi bëhet fjalë për shuma të mëdha parash që iu janë dhënë mediave preferenciale. “Nëse unë do të kem dokumentacionin e duhur, do të më çojë në një ushtrim të funksion tim si parlamentar, ngritjen e një Komisioni Hetimor, lidhur me përdorimin e këtyre fondeve dhe me shpërndarjen e këtyre fondeve. Tani po i kërkoj zyrtarisht se shifrat janë të frikshme dhe alokimi dhe shpërndarja që është bërë është e pabarabartë dhe do më çojë mua te konkluzioni nesër në një tryeze, që unë te them që; “Qeveria ka përdorur paratë e shqiptarëve për ti bërë reklamë vetes në mënyrë selektive”, tha më tej Dalipi.
Maxhoranca
Por deputeti Mark Marku tha se nuk është detyrë e këtij Komisioni të hetojë dhe nëse ka shkelje, operatorët mediatik duhet ti drejtohen organeve të caktuara. “Të gjitha mediat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, sepse kjo është pjesë e lirisë së shtypit dhe të medias. Procedurat e dhënies së reklamës janë të përcaktuara me ligj dhe në momentin kur verifikohen shkelje ligjore çdo institucion mediatik ka të drejtë të ankimohet dhe t’u drejtohet institucioneve, prokurorisë, gjykatës etj. Ne po shndërrohemi në gjykatë, nuk jemi gjykatë, çdo deputet ka të drejtë të kërkojë informacion, le ta kërkojë, por nuk merremi ne me mënyrën se si institucionet shtetërore shpërndajnë buxhetin e tyre. Kjo është një çështje që e përcakton ligji nuk e përcaktojmë ne”, tha Marku.
Votimi
Votimi për ngritjen e komisionit hetimor nuk u realizua sepse deputetët e mazhorancës nuk ishin prezent për kuorumin e nevojshëm. Sipas opozitës mediat e preferuara të qeverisë kanë përfituar nga fondi i reklamave shtetërore afro 17 milion euro.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s