Shalsi: Berisha paguan me paratë e shqiptarëve TV e tij për të dezinformuar

TIRANË- Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me denoncimin e skandalit të reklamës shtetërore, ku sipas tij janë përfshirë pothuajse të gjitha ministritë e “qeverisë Berisha”, ndërkohë ka akuzuar edhe Tv Klan, e cila sipas opozitës hedh baltë dhe dezinformon publikun me porosi të kryeministrit Berisha.

“Nuk do ndalemi ti tregojmë shqiptarëve si shpërdoreh paratë e tyre që janë zbarasur në oborrin mediatik të TV Klan. Duke justifikuar të pajustifikueshmen TV Klan thotë se dhe në Gjermani bëhet një gjë e tillë. Po atje titullarët nuk i lënë makinat pa naftë, ushtarët pa rroba dhe nuk i gjujnë më gjyle balte opozitës cdo ditë. Imagjinoni që Gjermani nuk paguhet me paratë e qeverisë një televizion privat për të sharë opozitën. Ne do të vijojmë në ditët që vijon të tregojmë se cfarë ndodh me paratë e reklamave dhe paratë publike. Janë edhe disa ministri me të njëtjën skemë dhe protagonistë. Do e shihni me shifra dhe fakte të kuptoni se kush e financon baltën dhe gënjeshtrat që hidhen cdo ditë drejt opozitës”,- deklaroi deputeti socialist Eduart Shalsi gjatë një konference për mediat nga selia rozë.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Shalsi theksoi se kur PS të vijë në pushtet nuk do financojë dhe shpërdorojë paratë e taksapaguesve për të  dezinformuar publikun.
(e.m/BalkanWeb)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s