Qeveria hesht per skandalin e reklamave. Flet Frangaj

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka vijuar denoncimin e tij lidhur me heshtjen e kryeministrit përballë skandalit të reklamave shtetërore, me te cilat janë paguar media dhe subjekte pranë qeverisë. Sipas tij ndërkohë që kryeministri, i cili ka detyrimin ligjor të japë shpjegime për këto abuzime, vazhdon të heshtë. Mirëpo heshtjen e qeverisë për shumat e parave të taksave publike, e thyen një media e cila sulmon opozitën me të shara ordinere. Është pikërisht media e Aleksandër Frangajt, e cila duket e dehur nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Gjithsesi për deputetin socialist kjo është vetëm shprehja më e qartë e degradimit të pushtetit të kalbur të Sali Berishës. Shalsi ka shprehur vendosmërinë e Partisë Socialiste për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së këtij skandali dhe ka siguruar se në ditët në vijim do të ketë denoncime edhe për ministri të tjera që kanë shpenzuar në mënyrë klienteliste të ardhurat e buxhetit.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të PS, Eduard Shalsi

Për të dytën ditë rresht për abuzimet me reklamat nuk përgjigjet shpërdoruesi i parave publike Sali Berisha. Por në emër të qeverisë përgjigjet televizioni Klan dhe Aleksandër Frangaj. Por nëse Aleksandri mund të dehet me paratë e publikut është Sali Berisha që duhet të përgjigjet për shpërdorimin e parave për të dehur Aleksandër Frangajn. Është e kuptueshme përse e bën Saliu këtë. Që pastaj i dehuri i televizionit kombëtar Klan të mos i shërbejë me publikut, por të shajë mbarë e prapë opozitën për llogari të Saliut.

Megjithatë, të sharat ordinere të Frangajt na bëjnë përshtypje vetëm si shkallë degradimi e pushtetit të kalbur të Sali Berishës. Ne nuk do na ndalojnë të zbulojmë një e nga një para shqiptarëve thasët e parave publike që janë zbrazur në oborrin mediatik të këtij pushteti. Duke u munduar të justifikojë të pajustifikueshmen TV Klan thotë se edhe në Gjermani qeveria bën reklamë për të rekrutuar ushtarë. Po e vërtetë është, por atje nuk i lënë makinat pa naftë dhe as paguajnë titullarët e ministrisë për të shkuar ushtarë, nuk i lënë ushtarët pa rroba e fasule për të paguar me paratë e ushtrisë ndonjë togë mercenarësh mediatikë që lufton me gjyle balte kundër opozitës.

Imagjinoni për një çast, që në Gjermani qeveria të nxirrte thasë me para nga buxheti për të nxjerrë lajmet e një televizioni privat kancelaren duke thyer rekorde pluskimi mbi ujë apo për të lexuar fletërrufe të përditshme kundër opozitës.

Do të vijojmë nesër të numërojmë thasët e parave publike që kanë dalë nga ministri të tjera për të paguar shërbimet që TV Klani i bën Saliut dhe pushtetit të tij abuziv. Do të shikoni vetë me shifra e fakte se çfarë paguan çdo shqiptar për të gjithë baltën e gënjeshtrave dhe shpifjeve që prodhon përditë Aleksandër Frangaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s