Vëllai i Aleksandër Frangajt, edhe 2.5 milionë dollarë nga Ministria e Mbrojtjes për reklamat

Partia Socialiste ka vazhduar të denoncojë skandalin e reklamave shtetërore, të marra nga kompania e vëllait të Aleksandër Frangajt, Promo shpk. Kësaj here deputeti i PS, Eduard Shalsi, tregoi se si kjo kompani ka marrë rreth 2.5 milion dollarë vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

“Dje filluam t’u tregojmë shqiptarëve se si qeveria e Sali Berishës shpenzonte para publike për të reklamuar vetveten. Dhe e filluam me Ministrinë e Brendshme që nga njëra anë ankohet se nuk ka buxhet për të paguar naftë për makinat, orët shtesë të punonjësve të rendit, logjistikën dhe nga ana tjetër na shpenzoka 4-5 milionë dollarë për reklama. Shifrat e miliona dollarëve qe u treguam dje shqiptarëve janë të marra nga dokumente zyrtare të vetë ministrisë,” tha Shalsi.

“Po çfarë ndodhi dje? Pritëm të japë një shpjegim Sali Berisha, në mos ai, Ministri i Rendit, pavarësisht nivelit, ose të paktën dikush nga Ministria e Brendshme. Por jo, askush nga ta nuk u përgjigj. U përgjigj kompania Promo shpk, me televizionin dhe gazetën e saj, pra media e pushtetit përfituese e këtyre parave. I gjithë ky grup mediatik vrapoi të justifikonte se milionat e shpenzuara na qenkan shpenzuar për të informuar shqiptarët dhe si zakonisht vijoi me gjuhë balte për opozitën. Sot kemi një tjetër ministri, Ministrinë e Mbrojtjes, e cila sipas dokumenteve që kemi ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për reklama. Arben Imami që dikur nga jugu i Shqipërisë kapardisej majë tankut me kallashnikov në dorë se do të përmbyste Sali Berishën, sot krekoset majë tribunave dhe shpenzon miliona dollarë për të promovuar Sali Berishën. Të gatshëm për të vrarë njëri- tjetrin dikur, sot janë të gatshëm për të vrarë për të mbrojtur njëri- tjetrin,” vijoi deputeti i PS.

Më pas Shalsi tregoi me fakte se si duke përdorur repartet ushtarake për të paguar spotet, Imami i ka dhënë kompanisë Promo rreth 2.5 milion dollarë.

“Ushtria që nuk kishte mjetet minimale për të ndihmuar dhe kontribuar për fikjen e zjarreve na paska mijëra e miliona dollarë para për të shpenzuar për reklama. Dhe me e rëndësishmja: si shpjegohet që të gjithë këto mijëra dollarë shkojnë vit pas viti tek një dhe vetëm një agjenci prodhimi Promo shpk e më pas tek një televizion? Dhe rastësisht valle kjo agjenci dhe ky televizion janë brenda të njëjtës familje, dhe praktikisht vëllezër? Kjo është arsyeja se pse Arben Imami i trembet kontrollit parlamentar. Nuk duan që shqiptarët të mësojnë të vërtetën,” tha Shalsi.

SHIFRAT E PS

Reparti 6660- 2012- 300 000 dollarë

Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë

2008- 115 000 dollarë

2009- 385 000 dollarë

2010- 30 000 dollarë

2011- 700 000 dollarë

2012- 700 000 dollarë

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s